Travis Scott do të paguajë shpenzimet e varrimit të të gjithë atyre që humbën jetën në incidentin tragjik në Festivalin Astroworld në Hjuston të premten.
Tetë persona u vranë dhe qindra u plagosën gjatë rrëmujës së audiencës, ndërsa Travis Scott kishte një performancë.
Tani Scott – i cili anuloi një shfaqje të planifikuar në Las Vegas sepse ishte shumë “i çmendur” për të performuar – ka premtuar të financojë shpenzimet e funeralit të atyre që fatkeqësisht kanë vdekur, si dhe të ofrojë ndihmë psikiatrike për ata që janë prekur nga tragjedia.
Në një njoftim për shtyp thuhet: “Travis Scott do të mbulojë të gjitha shpenzimet e funeralit dhe do të ofrojë ndihmë të mëtejshme për individët e prekur nga tragjedia e 5 nëntorit në Festivalin Astroworld në Hjuston, Teksas”.
Për më tepër, Travis ka bashkëpunuar me BetterHelp për të ofruar terapi online falas, një-në-një dhe punon ngushtë me MHA nga Houston (Mental Health America) për të udhëhequr këdo që ka nevojë për kujdesin e duhur të shëndetit mendor.
“Travis mbetet në bisedime aktive me qytetin e Hjustonit dhe organet e zbatimit të ligjit për t’u lidhur me respekt dhe në mënyrë të përshtatshme me individët dhe familjet e atyre që morën pjesë ose janë të lidhur me tragjedinë”, thuhet në deklaratë./FrontOnline/