×
  • Lajme
  • Lajme

    Tranzicioni i gjatë i FSK-së drejt një force ushtarake

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Forca e Sigurisë së Kosovës po e përmbyll vitin e parë të tranzicionit drejt shndërrimit në Forcë me kapacitete ushtarake.

    Njohësit e fushës së sigurisë, vlerësojnë se FSK nuk ka bërë ndonjë transformim që mund të vërehet si e arritur e veçantë. Kurse përfaqësuesit e institucioneve thonë se me gjithë sfidat e paraqitura, që nga miratimi dhe hyrja në fuqi e tri ligjeve përkatëse, atij për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, punët në drejtim të transformimit kanë ecur sipas parashikimeve.

    Burim Ramadani, zëvendësministër në largim i Mbrojtjes, tha për Radion Evropa e Lirë se deri tani është arritur që të konsolidohen disa kapacitete për të vazhduar edhe me punët e tjera operacionale.

    “Në Forcën e Sigurisë së Kosovës është themeluar Shtabi i Përgjithshëm. Janë themeluar katër komandat kryesore. Është rritur numri, është pranuar një numër i pjesëtareve të rinj dhe si e tillë ka vazhduar puna në aspektet e tjera. Ministria është në përfundim të fazës së tranzicionit në Ministri të Mbrojtjes dhe në përgjithësi mund të them se tashmë kemi Ministri dhe Forcë në kapacitete edhe administrative, politike dhe operacionale që i përgjigjet kërkesave dhe detyrimeve ligjore”, tha Ramadani

    Ramadani tha se Kosova i ka të definuara politikat e saj në rrafshin e mbrojtjes.

    “Qeveria ka marrë vendim që edhe Aeroporti i Gjakovës të jetë nën menaxhimin e Ministrisë së Mbrojtjes së FSK-së, në mënyrë që për çfarëdo lloj zhvillimi të kapaciteteve, të kemi edhe hapësirat e nevojshme”, tha Ramadani.

    Forca e Sigurisë së Kosovës në vazhdimësi është ngritur edhe nën mbikëqyrjen e NATO-s, duke synuar që pas një faze tranzicioni prej 7-10 vjetësh, edhe Kosova të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

    Aktualisht, Kosova ka një Qeveri në largim. Kurse Qeveria në ardhje e Kosovës, sipas Ramadanit, duhet ta ketë parasysh komponentin e vazhdimësisë së partneritetit ndërkombëtar dhe vazhdimin e politikave strategjike.

    “Patjetër ta ruajnë orientimin pro-amerikan, respektivisht modelin amerikan dhe rrjedhimisht modelin e NATO-s në sistemin e armatimit, pajisjeve dhe të komunikimit, kurse elementi i dytë që të vazhdojnë politikat e mbrojtjes dhe besoj edhe programit që ne e kemi paraqitur në strategjinë e sigurisë kombëtare, programin për edukim kombëtar në siguri dhe mbrojtje”, tha Ramadani.

    Plator Avdiu, njohës i çështjeve të sigurisë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se nga punët e bëra deri më tash nuk shihet se është punuar shumë në ketë drejtim dhe se sipas tij, as në këtë vit dhe as në vitin e ardhshëm, nuk është se mund të pritet shumë në drejtim të një avancimi të punëve për transformim.

    “Publikisht mund të duket se janë të ngathët dhe nuk po shohim shumë gjëra konkrete, mirëpo po mendoj që edhe nuk mund të pritet shumë gjatë kësaj faze, përveç ndoshta mund të arrihet pak më tepër në rritjen e numrit të pjesëtarëve, personelit të rekrutëve të ri dhe ndoshta edhe i rritjes së buxhetit nga viti në vit”, tha Avdiu.

    Avdiu konsideron se institucionet e Kosovës, sikur nuk po nxitojnë t’i kryejnë punët dhe obligimet e tyre me një ritëm më të shpjtë.

    “Mendoj se po merret parasysh edhe ky raporti me NATO-n që gradualisht ndoshta të jetë e pranueshme për shtetet e NATO-s dhe vet aleancën e NATO-s. Ne anën tjetër edhe vet plani i tranzicionit është një plan 10 vjeçar i cili do të marrë kohë derisa FSK-ja t’i arrijë të gjitha kapacitetet defanzive për shkak se dihet që kjo do të jetë një forcë kryesisht mbrojtëse, do të thotë defanzive dhe nuk do të jetë ofensive”, tha Avdiu.

    Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë. Prej tyre, 10 për qind kërkohet që të jenë nga radhët e komuniteteve pakicë. Aktualisht, FSK përballet me problemin e përfshirjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, pas presioneve të Beogradit zyrtar, i cili ka ftuar serbët që ta bojkotojnë këtë forcë, duke e konsideruar atë të dëmshme dhe “faktor jostabiliteti në rajon”.

    Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Përgjegjësitë e reja të FSK-së kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Arianit Koci e ka quajtur dështim të Gjykatës Speciale mosdhënien e lejes për vizitë humanitare në Kosovë për ish-presidentin Hashim Thaçi. Dhomat...
    Lajme18 Mars 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, për FrontOnline, deklaron se çmimi i energjisë elektrike është rritur për tri herë në tri vitet e...
    Lajme18 Mars 2025
    Tashmë dihet se Pranvera Hyseni është astronomja shqiptare e Kosoves e cila për vite të tëra kryen studime dhe hulumtime në fushen...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa...
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur padrejtësi dhe diskriminim mosjelimin nga ana e Gjykatës Speciale që ish-presidenti...
    Lajme17 Mars 2025
    Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka shkruar letër publike ish-presidentit Hashim Thaçi. Kjo pasi siç ka njoftuar...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Varrezat në Koçan po zgjerohen për shkak të numrit të madh të të vdekurve nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Viktimat do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.