×
  • Lajme
  • Lajme

    Totaj: Dështuan në zbatimin e Pakos emergjente, u braktis ekonomia e vendit

    FrontOnline
    06 Qershor 2020

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, në konferencën e ftuar për media, ka cekur situatën e krijuar dhe lëshimet e Pakos emergjente të Qeverisë së shkuar, njëherësh ka dhënë edhe dhjetë propozimet që duhet t’i përmbaj Pakoja për Rimëkëmbjen ekonomike e Qeverisë aktuale.

    Si rezultat i keq-menaxhimit, shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm që t’i ndajë mbi 1.5 miliard Euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, ka cekur ai në deklaratën e tij.

    Totaj, ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës, “ Pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë e Qeverisë Hoti, të mos mbetet vetëm në letër, e me efekt negativ siç ka ndodhur me Pakon emergjente të propozuar nga Qeveria Kurti”.

    Ja deklarata e z. Totaj:

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Para disa ditësh, Kosova u bë me Qeveri të re. PDK votoi kundër, pasi ne besojmë se Qeveria Hoti është vazhdimësi e Qeverisë Kurti.

    Shteti i Kosovës dhe ekonomia e saj, janë buzë greminës, Qeveria Kurti dhe një pjesë e madhe e Qeverisë Hoti, sa ishin duke qeverisur së bashku, e braktisën sektorin privat duke rrezikuar stabilitetin makro-ekonomik të vendit. Kjo braktisje, rrezikon mirëqenien e mijëra qytetarëve të Kosovës, sipas Bankës Botërore, duke i zhytur rreth 150 mijë qytetare në varfëri.

    Në mungesë të një plani efikas e konkret, Qeveria Kurti e përberë nga VV dhe LDK, ofruan një Pako emergjente financiare më të varfër në rajon – prej 179 milionë euro, ku në praktikë u realizua vetëm 30%.

    Në këto momente, shumica e vendeve të rajonit dhe botës kanë miratuar një pakon e dytë gjithëpërfshirës për rimëkëmbjen ekonomike.

    Si rezultat i keq-menaxhimit, shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm që t’i ndajë mbi 1.5 miliard Euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

    Andaj, ne ftojmë Qeverinë e re që sa më parë t’i propozoj Kuvendit të Republikë së Kosovës, planin me masat konkrete për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

    Propozimi në thelb, duhet ta ketë interesin e të gjithë të punësuarve në sektorin privat, bizneset dhe të gjitha skemat sociale pa dallime. Sidomos duan përkrahje bizneset e mesme dhe të vogla që për shkak të masave kundër pandemisë, sot, rrezikojnë të falimentojnë.

    Për të rikthyer stabilitetin makro-ekonomik dhe për të ndalur humbjet për sektorin privat, është me rëndësi që propozimi i Qeverisë t’i ketë këto elemente thelbësore në periudhën afat-shkurtër:

    1. Të jetë në përputhje me nevojat e vërteta të ekonomisë së tregut, duke stimuluar likuiditetin e ndërmarrjeve dhe shtimin e aktivitetit ekonomik.

    2. Të jetë lehtë i zbatueshëm dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

    3. Të jetë i fokusuar në ndihmën e ndërmarrjeve që kanë rrezikshmëri të lartë për falimentim, sipas vlerësimit të Bankës Botërore.

    4. Të ketë për bazë barrën financiare që kanë sektori privat dhe punëtorët e saj te institucionet financiare, duke ofruar mundësi mbështetje të drejtpërdrejt për uljen e barrës së obligimeve bankare deri në stabilitetin e tyre.

    5. Të ofrohen lehtësime në afate dhe mënyrën e pagesës së tatimeve, duke përfshirë shqyrtimin e mundësisë së heqjes së ndëshkimeve. Qeveria duhet të ofroj fleksibilitet për biznesin dhe te shqyrtoj mundësinë e ridizajnimit të përkohshëm të politikave tatimore.

    6. T’i mundësohet biznesit pagesa e tatimit në fitim sipas mundësisë përgjatë një viti fiskal, e jo si pagese e njëhershme.

    7. Të lirohet biznesi nga taksat dhe interesit administrativ të Qeverisë, e sidomos nga ATK dhe Dogana.

    8. Të subvencionohet interesi i kredive për prodhuesit vendorë deri në 60%.

    9. Të ristrukturohet mbledhja e TVSh-së, duke e bërë brenda vendit, për të lehtësuar barrën tek bizneset për të pasur më shumë likuiditet.

    10. Të rritet Fondi për Garantimin e Kredive për bizneset e reja që kanë në fokus inovacionin dhe prodhimin.

    Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës, kërkon nga kjo Qeveri të fokusohet në vazhdimin e investimeve kapitale dhe uljen e shpenzimeve operative – ku për fat të keq, gjatë kohës së pandemisë nga Qeveria Kurti, ka ndodhur e kundërta.

    Gjithashtu, urojmë që Pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë e Qeverisë Hoti, të mos mbetet vetëm në letër, e me efekt negativ siç ka ndodhur me Pakon emergjente të propozuar nga Qeveria Kurti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.