×
  • Lajme
  • Lajme

    Tollovi para Agjencisë për Regjistrim Civil, ndërhyn Policia

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Edhe sot para Agjencisë për Regjistrim Civil, qëndruan dhjetëra qytetarë të cilit po prisnin që t’i merrnin shërbimet e tyre. Ndonëse kanë maska, aty nuk u respektua distanca pasi të gjithë ishin të ngjituri njëri pas tjetrit.

    U deshtë ndërhyrja e pjesëtarëve të Policisë së Kosovë me qëllim të respektohej distanca e cila është masë mbrojtëse ndaj pandemisë COVID19.

    Një qytetarë tha se është duke pritur nga ora 06:00 e mëngjesit për një vulë apostile, por sipas tij as radha nuk po respektohet por edhe distanca për çka edhe po rrezikohet shëndeti i tyre.

    “Prej orës 06:00.. Është hera e dytë që pres edhe dje kam pritur.. Në radhë jam I 26 por nuk është duke u mbajtur radha hiq, numri 50 është para meje a unë numër 26 jam prapa tij nuk e di a prej fundit fillon numërimi apo prej fillimit ..Sigurisht që po e rrezikojë vetën dhe gjithë familjen”, tha ai.

    Për tri ditë me radhë para Qendrës së Regjistrimit Civil është duke Arif Zuka i cili ka ardhur nga Vitia për një vulë apostile.

    Ai e pranon që nuk po respektohet distanca, por thotë se duke i respektuar masat nuk do arrijnë të kryejnë punë.

    “Realisht jam duke pritur për vulë apostile me i mbledh i bie që tri ditë kam qenë nga e hëna kam qenë dje prapë kemi pritur vetëm për shembull 30 numra ka qenë I 28, 29 nuk kam mundur me e marr sot mezi e kemi marr numrin tash po presim nëse bëhet…Nëse nuk shtyhemi tash në ditën e parë kemi mbajtur distancë edhe me numër , ditën e dytë dje qashtu por nëse mban distancë mbet pa numër nuk mund të kryesh punë hiq, të imponohet me vetëdije apo pa vetëdije”, tha Zuka.

    Sahit Bytyqi nga Peja ka ardhur për të marr një vulë apostile për djalin e tij që jeton në Itali, por nuk e di se a do arrij të kryej punë për shkak të tollovisë.

    Ndonëse nuk po e respektonte distancën si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, ky qytetarët thotë se nuk ka mundësi tjetër të kryej punë.

    “Prej orës 15 para 08:00 kam ardhur këtu çfarë tollovie disa numra na i dhanë dhe më ra në tokë nuk e di as si më pranojnë…Për një vulë apostile për djalin në Itali…Të rrezikuar jemi por çka kemi me bë“, tha ky qytetar.

    Edhe Armend Rama ka më shumë se dy orë që pret për tu pajisur me vulë apostile, por thotë se për shkak të stafit të reduktuar po duhet të presin në radhë.

    “Mbi dy orë jam duke pritur por po na thonë se jemi me staf të reduktuar dhe duhet të prit në radhë.. për vulë apostile”, tha Rama.

    Gjatë javëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i personave të prekur me COVID19. Gjatë 24 orëve të fundit 239 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa aktiv me koronavirus në vendin janë edhe 3331, ndërsa gjithsej të shëruar janë 4129 raste. Ndërsa betejën me këtë virus në Kosovë e kanë humbur 192 persona. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.