×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tolaj: Kriteri për pensionistët kontributdhënës të jetë 10 vjet

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Lidhur me temën e pensionistëve kontributdhënës, në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe deputeti i AAK-së, Arbër Tolaj, duke shprehur shqetësimin e tij për fondin e grabitur pensional nga Serbia në vitin 1999.

    Tolaj ka thënë se kur ishte grabitur fondi pensional, numri i pensionistëve ishte mbi 89 mijë. Ai ka thënë se shumë prej tyre tashmë kanë vdekur.

    “Është i njohur fakti se shteti i Serbisë, që nga qershori i vitit 1999, ndali kontributet e pensionistëve të Kosovës, dhe nga ajo kohë pensionistët, që i takojnë periudhës para vitit 1999, nuk arritën të kthejnë fondin e tyre të grabitur nga shteti serb. Bazuar në të dhënat e shoqatave të pensionistëve në Kosovë, në kohën kur në mënyrë joligjore është marrë Fondi Pensional nga Serbia, numri i pensionistëve ka qenë mbi 89 mijë. E shumë nga ta, fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, pa arritur që të jetësojnë të drejtën e tyre. Gjersa sot, rreth 50 mijë pensionistë, presin realizimin e pensioneve të grabitura, që në total kapin vlerën prej mbi dy miliardë eurosh”, tha Tolaj.

    Deputeti i AAK-së tha se pensionistëve shteti i Kosovës duhet t’u ndihmojë dhe jo t’i atakojë, siç bëri Serbia.

    “Kur jemi tek kontributet pensionale, duhet theksuar se edhe shteti i Kosovës, domosdoshmërisht obligohet ti kryej detyrimet që i takojnë. Pensionistët tonë me dekada ishin pre e padrejtësive nga Serbia, ndaj është e patolerushme që edhe më tutje të atakohen edhe nga ne. U bën vite që atyre nuk ju është rregulluar mjaftueshëm e drejta e tyre”, tha ai.

    Tolaj tha se është jashtë çdo logjike që shqiptarëve të përjashtuar dhunshëm nga puna në vitet ’90 t’u kërkohet stazh pune prej 15 viteve. “Vërtet është jashtë çdo logjike, që të kërkohet nga shqiptarët, të cilët në vitet 90-ta ishin të detyruar dhunshëm të largohen nga puna, të argumentojnë stazhin e tyre për periudhë kohore mbi 15 vjeçare. A duhet që edhe ne të ua rëndojmë gjendjen edhe ashtu të rënduar dikur, pse jo edhe sot, bazuar në situatën e rëndë ekonomike në vend. Ne duhet që atyre të ju krijojmë lehtësira, e jo vështirësi, kur i referohemi periudhës së mbijetesës së shqiptarëve në kohën e regjimit serb”, tha ai.

    Deputeti Tolaj tha se njohja e së drejtës së pensionistëve kontributdhënës duhet të përcaktohet deri në 10 vite, për shkak të rrethanave diskriminuese të kohës.

    “Pra, domosdoshmërisht, njohja e së drejtës së kontributdhënësve duhet të përcaktohet deri në 10 vite, për shkak të rrethanave diskriminuese dhe përjashtuese të kohës. Konsideroj se është koha e fundit që Institucionet shtetërore të drejtojnë vëmendjen tek realizimi i të drejtës legjitime të pensionistëve kontributdhënës. Konkretisht çështja të adresohet tek institucionet kompetente, për ta ndryshuar legjislacionin i cili dëmton qytetarët e Republikës së Kosovës. Mbetet detyrim yni moral dhe institucional të përkushtohemi në lehtësimin e rrethanave dhe rikthimin e dinjitetit të pensionistëve”, theksoi në fund Tolaj.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/2623184581282143/?eid=ARD57A40G2qr3iHebed9Citi7w4uVOHxOg1_-evftirTsijaygMcMp4-3_hxtXSjwdB296TY5T9WmMQT

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.