×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    TikTok i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk do të shkojmë askund

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Një zyrtare e lartë e aplikacionit të famshëm, TikTok, është kundërpërgjigjur ndaj planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e kësaj platforme në ShBA, duke thënë se ata nuk do të shkojnë askund.

    Menaxherja e përgjithshme e aplikacionit, Vanessa Pappas, e publikoi një video me të cilën duket se synoi t’i largonte brengat e krijuesve të platformës dhe përdoruesve të saj, shkruan “Metro UK”.

    “E kemi dëgjuar përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme dhe dëshirojmë të themi faleminderit. Ne nuk jemi duke planifikuar që të shkojmë askund”, tha ajo.

    “Jam krenare me 1,500 punëtorët tanë në ShBA, të cilët punojnë në këtë aplikacion çdo ditë dhe 10,000 vendet e punës shtesë që do t’i sjellim në këtë vend gjatë tre vjetëve të ardhshëm”, shtoi zonja Pappas.

    Deklarata e saj erdhi pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do ta bllokojë aplikacionin e famshëm në Shtetet e Bashkuara, si për rastësi, pikërisht në kohën kur platforma po e feston ditëlindjen e dytë.

    Presidenti amerikan tha se mund ta përdor pushtetin emergjent në ekonomi ose një urdhër ekzekutiv për ta ndaluar këtë aplikacion në ShBA.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit, Trump Jr, janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar një njoftim për rritjen e tarifave të reja të energjisë elektrike në Kosovës dhe “ndikimin...
    Lajme28 Prill 2025
    NP “Termokos” SH.A., për të tretën herë radhazi, edhe këtë vit do të ndajë 15 bursa për inxhinerët e ardhshëm, që studiojnë...
    Lajme28 Prill 2025
    Një 31 vjeçar nga Kosova është plagosur në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, në Brugg Ag, që i përket...
    Lajme28 Prill 2025
    Në episodin e sotëm të emisionit Kosova LIVE në televizionin T7, u trajtua tema e racizmit dhe sfidave me të cilat përballen...
    Lajme28 Prill 2025
    U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar një takim pune me Alban Sutaj, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë për...
    Lajme28 Prill 2025
    Avokati Ardian Bajraktari për FrontOnline ka komentuar vendimin e Kosovës për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojeçiq dhe 19 serbëve të tjerë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.