Sot (e premte) është zyrtarizuar orari se kur do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Unike në basketboll, shkruan FrontOnline.
Përveç datës së ndeshjeve, sot është hedhur edhe shorti për ndeshjet çerekfinale.
Liga Unike do të fillojë gjatë këtij muaji, ku ndeshjet çerekfinale do zhvillohen më 6 dhe 7 prill në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Lajmit për fillimin e ligës së përbashkët Kosovë – Shqipëri, i janë gëzuar edhe “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët këtë po e cilësojnë si një hap drejt bashkimit kombëtar.
“Një hap drejt BASHKIMIT. Urime shqiptarë!” – thuhet në postimin e “TKZ”./FrontOnline/
https://www.facebook.com/tkz.al/posts/4005365112859215