Tre persona janë arrestuar pasi që dyshohen se të njëjtit kanë therur me thikë dy të tjerë.
Policia ka sekuestruar një thikë dhe një telefon.
Sipas policisë, viktimat kanë pranuar ndihmë mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 06.06.2023 – 21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se i kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.