×
  • Sport
  • Sport

    Thaqi rikthehet të flasë për debutimin historik në Ligën e Konferencës: Ndeshja më e veçantë dhe pengu më i madh

    FrontOnline
    01 Janar 2023

    Armend Thaqi ishte futbollisti kyç i Ballkanit në suksesin historik të Ballkanit përgjatë vitit 2022. Skuadra nga Suhareka arriti të shpallej kampione e Kosovës në vitin që lamë pas, derisa edhe shkroi historinë duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan FrontOnline.

    Në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, “Laureatët e Vitit”, Thaqi e fitoi epitetin e më të mirit në vendin tonë.

    Padyshim, futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin që lamë pas ishte Armend Thaqi. Mbrojtësi me një bagazh të madh në futbollin e Kosovës ndihmoi Ballkanin ta dominojë Superligën e Kosovës, derisa edhe ta bëjë historinë në garat evropiane.

    Viti i Armend Thaqit!

    Për herë të parë pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, Ballkani u bë skuadra e parë që u kualifikua në fazën e grupeve të një gare madhore evropiane.

    Ballkani në krye me Thaqin, ndonëse me më pak përvojë se kundërshtarët e grupit, Sivasspori, Cluji dhe Slavia Praga, arriti të dhurojë paraqitje brilante, derisa Thaqi kishte gjetur tre herë edhe golin.

    Përkundër paraqitjeve mbresëlënëse në Superligën e Kosovës si dhe në Ligën e Konferencës, Thaqi kishte edhe një moment aspak të pritur – atë kur për ndeshjet miqësore të Kosovës ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe – nuk u ftua nga përzgjedhësi Alain Giresse.

    Në një intervistë për portalin FrontOnline, ish-futbollisti i Gjilanit, Prishtinës e tani Ballkanit është rrëfyer për emocionet e vitit që lamë pas, i cili ishte i suksesshëm si për të, ashtu edhe për skuadrën e tij, Ballkanin.

    “Mund të them se deri më tash, ky është viti më i mirë në futboll pasi u shpallëm kampion me shumë meritë dhe e treguam forcën edhe në garat evropiane duke arritur grupet e Ligës së Konferencës”, tha Thaqi duke vazhduar:

    “Viti i parë në këtë nivel garash ku morëm pjesë mendoj se ka qenë shumë pozitiv si për skuadrën ashtu edhe në nivelin individual e gjithashtu në aspektin e përfaqësimit të futbollit tonë në Evropë. Në fillim të eliminatoreve nuk e kemi menduar dhe pritur këtë fazë, por në futboll gjithmonë apetiti rritet ndeshje pas ndeshje”.

    Si ndeshjen më emocionale, Thaqi e vlerëson atë të parën – ndaj Clujit – në “Fadil Vokrri”, ku edhe e shënoi golin e vetëm në barazimin 1:1.

    “Mendoj se ndeshja e parë debutuese kundër Clujit ka qenë emocionale dhe dashti Zoti që unë të shënoj golin debutues që mbetet gjithmonë në kujtesë si një moment i veçantë”, tregoi ai.

    Ai thotë se i kanë mbetur peng ndeshjet ndaj Sivassporit dhe Slavias në shtëpi ku nuk kanë fituar.

    “Jo vetëm mua, por të gjithëve na ka mbetur peng dy ndeshjet që humbëm brenda – kundër Sivassporit dhe Slavias pasi kishim rastet tona për të luftuar për diçka më shumë”, shtoi ish-futbollisti i Prishtinës për FrontOnline./FrontOnline/

     

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Sport01 Maj 2024
    Suksesi i Borussia Dortmundit në fitoren kundër Paris Saint-Germain ka sjellë lajme të mira për tifozët e Bundesligas: ky triumf siguron që...
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.