Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdekjeve të shumta në Kosovë si pasojë e virusit COVID-19.
Thaçi ka thënë se i trishtë ka qenë edhe lajmi për vdekjen e vëllait të kryetarit të Rahovecit.
“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH”, ka shkruar Thaçi