Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’u drejtohet sonte qytetarëve të vendit me një fjalim nga zyra e tij.
Thaçi u drejtohet qytetarëve pasi Prokurori i Speciales publikoi aktakuzën kundër tij dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Ky fjalim i Thaçit ishte paralajmëruar të mbahej mbrëmë, por u shtye për sot në ora 20:00, pa dhënë ndonjë detaj, raporton Indeksonline.
Në njoftimin e Zyrës së Presidencës nuk u dha ndonjë informacion shtesë lidhur me këtë fjalim, që do të jetë edhe deklarimi i parë i Thaçit, pas aktakuzës.
E lideri i PDK-së, Kadri Veseli mbajti një konferencë për media gjatë të mërkurës, ku tha se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe se publikimi i kësaj aktakuze nuk ishte i bazuar ligjërisht.