Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, gjatë një emisioni televiziv foli për akuzat e presidentit Hashim Thaçi, ndajë Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Portali FrontOnline.
Ajo tha se presidenti Thaçi ka kohë që po tenton ta përçajë Lëvizjen Vetëvendosje me akuzat që po hedhë në media.
“Presidenti Thaçi e ka humbur rrugën dhe vazhdon me sulme të tilla të paqëndrueshme dhe shpifje ndaj Lëvizjës Vetëvendosje, ai tenton ose me përça Vetëvendosjen ose me përça Albinin dhe Glaukin”, deklaroi Haxhiu.