
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me atë se çfarë është diskutuar mbrëmë në Samitin e Zagrebit, raporton “Front Online”.
Presidenti ka theksuar se i ka njoftuar të gjithë për hapat që ka ndërmarrë Kosovë për të luftuar virusin Covid-19.
LEXO EDHE: Presidenti Thaçi kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën në Samitin e Zagrebit
Ai meritat për arritjet e Kosovës ndaj luftës ndaj këtij virusi ia ka adresuar institucioneve të shëndetësisë së Kosovës.
“Të gjithë liderët kanë folur për luftën ndaj virusit dhe kanë shprehur ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën nga ky virus. Ua paraqita atyre që falë institucioneve të shëndetësisë, Kosova ia ka dal mirë me këtë virus”, ka thënë ai.
E për organizimin e këtij Samiti, Thaçi ka falënderuar në mënyrë te veçantë presidentin kroat.
“Dje janë zhvilluar punimet e Samitit të Zagrebit të liderëve të BE-së, të shteteve anëtare por edhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dëshirojë që fillimisht te falënderoj shtetin kroat për organizimin e këtij Samiti dhe shpreh mirënjohjen e krijimit të mundësisë që Kosova të marrë pjesë si shtet i barabartë dhe sovran”, ka thënë ai./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/699352150607587/?eid=ARCaAOde1Ay3YQk9ABAFFlVO0rqbrch-84LvgPcA7AnjAqu6Noz2CWA0mv-_0sTc-6lK8n0Z-pUfevWz