
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për heqje të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
LEXO EDHE: Kryeministri Hoti ia heqë reciprocitetin Serbisë
Thaçi ka thënë se mirëpret një vendim të tillë që sipas tij është edhe heqje e pengesave që deri sot i ka përdorur Serbia për të bllokuar procesin.
Kreu i shtetit thotë se tashmë presioni do të jetë për Beogradin dhe Serbinë.
“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. HTH”, ka shkruar Thaçi.