
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me deklaratat e Përfaqësuesit të Politikës të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-se, Joseph Borrel për sa i përket ndryshimit të kufijve, raporton Front Online.
Presidenti ka thënë që nuk është për të komentuar deklaratat e askujt, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdojë me Serbinë, por vetëm si dy shtete sovrane.
“Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të BE-së. Dialogu duhet të vazhdojë në mes të dy vendeve sovrane. Ky realitet nuk ndryshon. Unë nuk jam këtu të komentojë asnjë deklaratë të asnjë zyrtari”, ka thënë ai./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/699352150607587/