Presidenti Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Buzhala, me rastin e vdekjes së Bashorit, nga coronavirusi.
Thaci përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Bashori ishte një burrë i respektuar dhe shumë i kujdesshëm.
“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e Bashor Buzhalës, pas betejës së tij disa javore me virusin COVID-19. Bashori ishte një burrë i respektuar, i dashur dhe shumë i kujdesshëm në raport me të gjithë. Familjes Buzhala dhe gjithë të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje. HTH’, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Kujtojmë se Bashori është babai i gazetarit, Berat Buzhala, i cili sot ka njoftuar për vdekjen e babait të tij.