×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Heshtja ndërkombëtare po i amniston masakrat e Serbisë në Kosovë

    FrontOnline
    25 Maj 2020

    Në 21-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në shenjë nderimi për të burgosurit e vrarë aty, ka vizituar hapësirat e këtij burgu në Istog, raporton “Front Online”.

    Nga atje Thaçi, ka akuzuar Serbinë për kryerjen e një nga masakrave më çnjerëzore, pasi që siç tha ai gjenocidi i Serbisë në Kosovë, ka vazhduar edhe në 400 masakra të tjera në luftën e fundit.

    “Sot jam këtu për të kujtuar një nga masakrat më çnjerëzore që ka kryer shteti i Serbisë kundër shqiptarëve. Serbia ka ushtruar një gjenocid ndaj popullatës shqiptare, duke dëbuar rreth 10 milion qytetarë civil nga shtëpitë e tyre, duke vrarë rreth 13 mijë shqiptarë civil, duke dhunuar rreth 10 mijë gra shqiptare, duke kryer rreth 400 masakra ndaj civilëve por masakra në këtë burg është ndër më çnjerëzoret sepse është në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare”, ka thënë ai.

    Thaçi ka shprehur shqetësimin edhe për heshtjen e ndërkombëtarëve për masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë. Këtë gjë ai e ka cilësuar si amnisti.

    “Sot jam këtu për këtu përkujtuar të gjithë të vrarët por edhe për të nderuar të gjithë të burgosurit që janë gjallë. Realisht si shtet i Kosovës do të vazhdojmë të punojmë që drejtësia të ngadhënjej dhe që e vërteta të del në dritë. Në të njëjtën kohë shprehim shqetësimin për një lloj amnistie nga heshtja ndërkombëtareve ndaj kësaj masakre dhe të gjitha masakrave dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në shtetin e Kosovës”, ka thënë tutje presidenti Thaçi. /Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.