
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, nga burgu i Dubravës ka thënë sot që kryeministri në detyrë ka uzurpuar këtë pozitë, pasi që siç ka thënë ai edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese ai është ende në zyrën e tij, raporton “Front Online”.
Ndër të tjera ai ka thënë që Kurti është duke u sjell si një njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare.
“Fatkeqësisht e kemi një njeri që i ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese. Po paraqitet dhe po sillet si një njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare. Si do që të jetë ne duhet të kemi durim dhe duhet që qartësisht të punojmë por edhe të respektojmë të gjithë kushdo që është në krye të çdo institucioni apo të çdo spektri politik, shoqëria civile, mediat të gjithë”, ka thënë Thaçi.
Për sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit për mandatarin për formimin e qeverisë së re, presidenti ka thënë që do ta respektojë këtë vendim, si çdo herë, raporto n tutje “Front Online”.
“Duhet të punojmë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili pritet të dal në ditët e ardhshme sic janë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë të mos pretendojë askush që të bëj ndonjë presion. Ne duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas të japim qëndrimet tona. Unë i kam respektuar gjithmonë vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe kur më kanë pëlqyer edhe kur nuk më kanë pëlqyer fare”, ka thënë ai.
Këto deklarata ai i ka bërë nga Burgu i Dubravës gjatë vizitës për nder të 21 vjetorit të masakrës së kryer në hapësirat e këtij burgu nga shteti serb. /Front Online
Thaçi: Heshtja ndërkombëtare po i amniston masakrat e Serbisë në Kosovë