Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar komunitetin egjiptian sot në Ditën Kombëtare Egjiptiane.
Përmes një postimi në Facebook Thaçi thotë se komuniteti egjiptian kontribuon në mënyrë aktive dhe konstruktive në jetën institucionale dhe shoqërore në Kosovë.
“Të gjithë qytetarëve të komunitetit egjiptian në Kosovë ua uroj 24 qershorin, Ditën Kombëtare Egjiptiane. Komuniteti egjiptian kontribuon në mënyrë aktive dhe konstruktive në jetën institucionale dhe shoqërore në Kosovë. Vendi ynë është shumë i pasur me komunitete dhe harmoninë e krijuar do ta ruajmë e forcojmë edhe më shumë. Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të krijojnë kushte sa më gjithëpërfshirëse të integrimit dhe punësimit të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve në shoqërinë tonë”, shkruan Thaçi.