
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar arrestimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Front Online
“Unë nuk e kam parë videon, por toleranca do të jetë zero për fyerje cenime fizike, kështuqë unë mendoj se njerëzit e kanë kryer punën e tyre profesionale”, është shprehur Thaci.
“Askush s’ka të drejtë të cenojë presidentin apo konferencën e tij”.
“Nëse ka pretenduar të hy në oborrin e Qeverisë, ky ka qenë një provokim për tu futur në oborrin e Kuvendit, njerëzit e sigurisë kanë vepruar mirë”, tha Thaci në T7.
Ai tha se dy duar janë për një “kry” dhe se sigurimi i tij ka vepruar drejtë.
“Gjesti i tij ishte një tentim për sulm ndaj meje. Kurti duhet ta ketë parasysh se nuk do të lejohet me provoku, toleranca do të jetë zero”, thotë Thaçi.
“Ai është një aktivist i Kurtit. Dy duar për një kry janë, ai që pretendon me goditë unë jam që ta godas i pari”, shtoi Thaçi.
Ndryshe, një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka bërtitur “hajn” dhe “pronto” në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaci gjatë kohës sa ky i fundit po mbante një konferencë për media.