
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e fundit për medie është pyetur nga gazetarët edhe për arsyen e vizitës së tij të fundit në Shqipëri.
“Veç për qef”, është përgjigjur shkurt Thaçi, raporton portali “Front Online”.
Përndryshe, ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar ditë më parë se Thaçi e ka sjellë me veturën e tij në Kosovë liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, në mënyrë që ky i fundit ta votoj Qeverinë “Hoti”. Mirëpo, Pacolli sot ka bërë të ditur se ndodhet ende në Shqipëri.
/Front Online/