Teuta Sahatqija ka bërë të ditur se është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Lajmin për emërimin e saj e ka konfirmuar vet Sahatqija përmes një postimi në ‘Facebook’.
“Do të jetë nderë për mua të shërbej Kosovës në këtë resor aq të rëndësishëm në këtë kohë sfiduese. Përvoja ime e mbledhur për shumë vite në kapacitete të ndryshme e sidomos vitet e shërbimit në Neë York do të ngrisin vlerën e kontributit tim në këtë pozitë”, shkruan ajo ndër të tjera.
Postimi i saj i plotë:
Falenderoj Kryeminitrin Hoti, per besimin dhe emrimin Zv.Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë. Mirëpres një bashkëpunim të ngushtë me Ministren Meliza Haradinaj Stublla në avancimin e agjendës së politikës së jashtme. Gëzohem që në cilësinë e re do të bashkëpunojë me diplomatët e MPJD e që vazhdon në mënyrë cilësore gjatë viteve.
Do të jetë nderë për mua të shërbej Kosovës në këtë resor aq të rëndësishëm në këtë kohë sfiduese. Përvoja ime e mbledhur për shumë vite në kapacitete të ndryshme e sidomos vitet e shërbimit në New York do të ngrisin vlerën e kontributit tim në këtë pozitë.
Gjatë 4 viteve si Shefe e Misionit të RKS në New York kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadorët e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, me diplomat e Konsuj të Përgjithshëm të akredituar në UN e New York. Bashkëpunimi me diasporën shqiptare në New York e SHBA nuk ishte vetëm detyrë por një krenari e kenaqësi e posacme. Njoha njerëz të mrekullueshëm që e duan me shpirt vendin e që nuk kanë kursyer asgjë për të ndihmuar në të kaluarën dhe vazhdojnë të ndihmojnë trevat tona. Ata më bënë të ndihem në shtëpi largë shtëpisë, për të cilën gjë u jam përjetësisht falenderuese.
Gjatë këtyre viteve prita shumë delegacione, nënshkrova Marrëdhenje Diplomatike, solla biznese amerikane ne Kosove dhe organizova vizita të bizneseve kosovare në Amerikë. Përkraha shumë artist nga Kosova, Shqipëria e Amerika, organizuam ekspozita të shumta të fotografëve e piktorëve në zyrat e Konsullatës. Mbajta konferenca e ligjerata në universitete prestixhoze dhe organizata me renome ku fola për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë, për rolin e gruas në shtetndërtimin e Kosovës, për fuqinë e butë të shteteve të vogla. Përkrahëm dhe promovuam shumë biznese të IT, ato prodhuese, gastronominë e shumë të tjera.
Kisha një koordinim të jashëzakonshëm me Vlora Citakun, Ambasadoren ekzemplare të Kosovës në SHBAtë, bashkëpunim me Ambasadorët tanë që mbulojnë Ameriken Jugore, Afrikën, me ata në Bruksel, Japoni e kudo tjetër ku parandaluam cnohje dhe punuam fuqishëm për njohje e anëtarësim në organizata. Arritëm suksese së bashku por edhe u ballafaquam me sfida e zhgënjime gjatë rrugës.
Gjatë këtyre 4 viteve u folë për sportiestët e rininë e mrekullueshme që ka kosova. U folë për turizmin, patate e mjedrat tona, vera e Rahovecit u paraqitë e u promovua në tavolinen e Këshillit të Sigurimit. Me shumë mund e koordinim së bashku me Nikki Haley, Ambasadoren e SHBAve dhe Karen Pierce të Britanisë, me ambassadorët e BEsë pranë Kombeve të Bashkuara, arritëm ta ulim frekuencën e raportimeve për Kosovën në Këshill të Sigurimit.
Mora pjesë në konferencat e shumta në hapsirat e KB të cilat ndonjëhere u përcollën me nota proteste nga Rusia e Serbia.
E gjithe kjo punë nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunim me MPJ dhe posacërisht me ekipin tim të mrekullueshëm të diplomatëve dhe të stafit në New York për të cilën gjë u jam shumë mirënjohëse.
E përfundoj krenare misionin tim në New York dhe me shumë vullnet po filloj një etapë të re gjithmonë në shërbim të Kosovës.