×
  • Lajme
  • Lajme

    Tetë gjyqtarë të Gjykatës Speciale kanë punuar në Kosovë, shumica në EULEX

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Tetë gjyqtarë të Gjykatës Speciale në të kaluarën kanë punuar Kosovë, shumica nga ta në misionin e EULEX-it.

    Nicola Giju, deri me tani është gjykatësi më i njohur i Gjykatës Speciale.

    Kjo pasi që ai ka mbajtur tri seanca gjyqësore, ndaj tre kosovarëve të arrestuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe me urdhër të gjykatës.

    Gjykata Speciale pos kryetares Ekaterina Trëndafilova, ka edhe 22 gjyqtarë të tjerë.

    E disa nga ta janë mera të njohur në sistemin e drejtësisë kosovare.

    Kjo pasi që 8 gjyqtarë që tani janë të emëruar në Dhomat e Specializuara, në të kaluarën kanë punuar në misione ndërkombëtare në Kosovë.

    Çarls Smith, është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Por, nga viti 2010 deri me 2013 ai ka qenë gjykatës i EULEX-it, ndërsa ka qenë anëtarë i Gjykatës Supreme të Kosovës.

    Madje, për një kohë ishte edhe Kryetar i Kuvendit të gjykatësve të EULEX-it.

    Punë me Kosovën ka pasur edhe gjyqtarja MIshele Pikar.

    Francezja gjatë vitit 2007 deri në vitin 2008 ka qenë anëtare e Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

    Në Ksoovë ka punuar edhe gjykatësi Emilio Gati.

    Ai ka punuar në kuadër të Misionit të EULEX-it, si gjyqtar i çështjeve penale nga viti 2008 deri në vitin 2010.

    Në të njëjtin mision ka punuar edhe gjykatësi Vidar Stensland nga Norvegjia.

    Ai ka qenë gjyqtarë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës nga viti 2013 deri në vitin 2016.

    Madje Stensaland, ka udhëhequr gjykimin e Gani Gecit, në rastin e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit.

    Në kuadër të Misionit të EULEX-it, ka shërbyer edhe gjykatësi Antoni Balsamo.

    Ai nga maji 2010 deri në maj 2012, shërbeu si anëtar kryesues i Panelit Shqyrtues të EULEX-it për Të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

    Edhe gjykatësi Kenet Roberts nga Kanadaja, ka punuar në Kosovë.

    Në vitin 2002 ai ishte kreu i njësisë për politikën ligjore i Departamentit të Drejtësisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

    Punë në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, ka pasur edhe gjykatësi Vladimir Mikula.

    Ai ka punuar në EULEX që nga viti 2011 deri në përfundim të mandatit të këtij misioni.

    Po në misionin e EULEX-it ka punuar edhe gjykatësi nga Zvicra, Genël Metro.

    Ai është anëtar i Panelit të EULEX-it për Shqyrtimin e të drejtave të Njeriut.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes. Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.