×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Test i ri gjaku që identifikon COVID-19

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Shkencëtarët e Universitetit të Birmingamit në Britaninë e Madhe kanë zhvilluar një formë identifikimi të coronavirusit përmes gjakut, që zbulon edhe rastet më të lehta të infektimit ku pacientët nuk e kuptojnë fare se janë të infektuar.

    Bëhet fjalë për një test të imtësishëm dhe tepër të shpejtë që mund të ndihmojë bizneset dhe institucionet publike të parandalojnë përhapjen dhe të shmangin mbylljen e aktiviteteve, duke identifikuar në një periudhë të hershme individët që mund ta përhapin virusin.

    Testi kryhet përmes një shpimi në gisht. Pikat e gjakut më pas dërgohen në laboratorë për të zbuluar edhe nivelet më të ulëta të antitrupave të prodhuara nga sistemi imunitar në rast kontakti me Covid-19.

    Nga provat e kryera, shkencëtarët thonë se janë zbuluar 98% e rasteve të të prekurve, shumica asimptomatikë.

    Ajo që e bën këtë analizë më të efektshme se ato që përdoren aktualisht në gjithë botën, është se metodat ekzistuese, sipas shkencëtarëve, zbulojnë vetëm pacientët me nivele të përparuara të infektimit.

    Ndërsa testi i zhvilluar nga Universiteti i Birmingamit zbulon edhe asimptomatikët në nivelet më të ulëta të prekjes nga Covid-19, por që përbëjnë rrezik të lartë për përhapjen e virusit. /tvklan/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një punonjës policie në Durrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Qytetarët në Kosovë po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet parlamentare. KQZ-ja njoftoi përmes një konference për media...
    Vip09 Shkurt 2025
    Të drejtën e saj për votë e ka shfrytëzuar edhe këngëtarja Leonora Jakupi. Ajo ka postuar një fotografi në Instagram, duke treguar...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se ka nisur verifikimi i votave të ardhura nga...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Kanë mbetur edhe dy orë deri kur pritet të mbyllen qendrat e votimit në gjithë Kosovën. Në përditësimin e fundit nga KQZ-ja,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë një vizite në qendrën e votimit në Graçanicë, ka treguar se procesi i votimit...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Rezultatet prelimintare të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë do të dihen “shumë më shpejt”, për dallim prej herave të kaluara, tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.