×
  • Auto
  • Auto

    Tesla ul çmimet e modeleve të saj në mbarë botën

    FrontOnline
    22 Prill 2024

    Raportohet se Tesla ka ulur çmimet e tre prej pesë modeleve të saj në SHBA, e më pas vazhdoi me uljen e çmimeve në mbarë globin, duke përfshirë edhe Kinën dhe Gjermaninë.

    Ky hap nga kompania vjen pasi ajo po përballet me rënie të shitjeve dhe ndodhet në luftë të intensifikuar shitjen e automjeteve elektrike.

    Bëhet e ditur se kompania e Elon Musk ka ulur çmimet e Modeleve Y, X dhe S.

    Tashmë Modeli Y në SHBA kushton 42,990 dollarë, Modeli S 72,990 dollarë dhe Modeli X 77,990 dollarë, shkruan the Guardian.

    Gjithashtu, Tesla ka ulur edhe çmimin e softuerit “Full Self-Driving” nga 12 mijë në 8 mijë dollarë.

    Ndërkohë, në Gjermani çmimi i Modelit 3 është ulur në 40 mijë euro nga 42 mijë sa ka qenë. Ulje çmimesh ka pasur edhe në vende tjera evropiane, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

    Ndryshe, kompania e Musk ka njoftuar edhe për shkurtimin e 10 për qind të stafit global të saj.

    E këto veprime thuhet se i kanë dhënë fund një jave kaotike që përfshinte tërheqjen e të gjithë Cybertrucks shkaku i një defekti në pedalin e gazit.

    Kompania ka njoftuar se shitjet e saj në mbarë botën kanë rënë ndjeshëm pasi konkurrenca është rritur dhe shitja e automjeteve elektrike është ngadalësuar. /Telegrafi/

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Auto08 Maj 2024
    Në Holandë, në portalin e pasurive të paluajtshme Funda shitet një nga hapësirat më të shtrenjta të parkimit në Evropë. Është një...
    Auto08 Maj 2024
    Bentley më i shtrenjtë deri më sot është Batur kabriolet – dhe bëhet fjalë gjithashtu për një nga veturat më të fuqishme...
    Auto07 Maj 2024
    Versioni i parë AMG i Mercedes CLE debutoi në fund të vitit 2023. Tani marka ka ndarë disa pamje të veturës që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.