×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Terroristi që sulmoi xhamitë në Zelandën e Re do të dënohet më 24 gusht

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Është caktuar data e dënimit të supermacisitit të bardhë i cili kreu masakrën në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re në vitin 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

    Të shtënat e tmerrshme të 15 marsit të vitit 2019 në xhaminë Al Noor dhe Qendrën Islame Linwood gjatë namazit të xhumasë, lanë të vdekur 51 besimtarë, e cila shokoi të gjithë botën.

    Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Zelandës së Re, Cameron Mander tha se terroristi Brenton Tarrant do të dënohet më 24 gusht, raportoi Radio “Zelanda e Re”, duke shtuar se data ishte shtyrë pasi viktimat dhe familjet e tyre jashtë Zelandës së Re nuk mund të ktheheshin në vend për shkak të kufizimeve të COVID-19.

    Mander tha se nëse viktimat dhe të afërmit e tyre nuk mund të kthehen në vend në atë datë, atëherë mund që përmes video-konferencës t’u mundësohet atyre pjesëmarrja nga distanca.

    Ai shtoi se seanca dëgjimore e dënimit pritet të zgjasë tre ditë, por do të zgjasë aq sa është e nevojshme.

    Si pjesë e masave të koronavirusit (COVID-19), kufijtë e Zelandës së Re mbeten të mbyllura për të huajt ndërsa qytetarët dhe personat me qëndrim të përhershëm mund të kthehen, ata do të përballen me një karantinë 14-ditore pas mbërritjes.

    Në fillim të këtij viti, Tarrant pranoi fajësinë për 51 akuza për vrasje, 40 akuza për vrasje në tentativë dhe një akuzë për përfshirje në akt terrorist.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar takime zyrtare në Ukrainë. Përmes një postimi në X, Hasani bën të ditur...
    Bota/Rajoni17 Janar 2025
    Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka marrë një vendim të rëndësishëm në çështjen TikTok, duke mbështetur legjislacionin që synon mbrojtjen nga...
    Bota/Rajoni17 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywoodin “më të fortë se kurrë” duke emëruar Sylvester Stallonen, Mel Gibsonin dhe Jon...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, merr pjesë të shtunën në tubimin me qytetarët e Komunës së Obiliqit....
    Lajme18 Janar 2025
    Sigurimi shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës ka qenë një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë politike gjatë...
    Lajme18 Janar 2025
    Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës...
    Vip17 Janar 2025
    Pas rrëfimit që e dha për jetën e tij, Driloni ka pasur një surprizë. Ai është surprizuar nga vëllai i tij, Fisnku...
    Vip17 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka dhënë rrëfimin e tij prekës, për sfidat në jetë. Ai e ka nisur...
    Lajme17 Janar 2025
    Anëtari i kryesisë dhe kandidati i LDK’së për deputet, Visar Azemi thotë se kapja e KPM-së rrezik për lirinë e mediave dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.