×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërnava në takim me komandantin e ri të KFOR-it

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, Franco Federici.

    Në këtë takim, Tërnava i uroi mirëseardhje në Kosovë Federicit, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij.

    Ai më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim.

    Kreu i BIK-ut edhe njëherë shprehu mirënjohjen e tij për misionin e KFORI-it, duke shprehur kështu vlerësimin dhe respektin e lartë që kanë qytetarët e Kosovës për ta.

    Nga ana e tij, gjeneralmajori Federici falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe nëpërmes tij vlerësoi lart punën dhe angazhimin që ka Bashkësia Islame e Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet gjithë qytetarëve pa dallim.

    Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për krijimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

    Në fund të takimit, të dyja palët shkëmbyen mes vete stemat e institucioneve që ata drejtojnë.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli në emër të grupit parlamentar në hapje të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Fjalimin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz është mysafiri i sotëm i Kuvedit të Kosovës, ndërsa ka nisur sesioni vjeshtor. Kryeparlamentari Glauk...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri në një prononcim për Front Online ka thënë se interesi personal i dy akterëve politik...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se problemi në veri të vendit është problem politik e assesi rend dhe ligj....
    Sport12 Shtator 2024
    Zhvilloi një fazë kualifikuese fantastike, për në Euro 2024, si dhe ishte thuajse perfekt, me lojën e tij, tek italianët e Empoli,...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici e ka lënë përkohësisht qelinë e burgut pasi është shtruar në një spital privat në...
    Front TV12 Shtator 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk ka asnjë diskutim për hapjen e Urës...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Genc Gjokutaj, avokat i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ngulmoi fort se i gjithë hetimi ndaj ish-kryeministrit nuk është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.