×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tahiri: Populli i Kosovës po portretizohet si agresor

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk ka asnjë diskutim për hapjen e Urës së Ibrit. Mirëpo, sipas tij, ajo po përdoret si letër elektorale nga kryeministri Albin Kurti, i cili “duke mos pasur asnjë sukses për rezultatet qeverisëse, ka për qëllim të flasë vetëm për Urën e Ibrit”.

    Tahiri ka thënë se megjithëse veprimet e Kosovës janë legjitime, ato nuk janë kredible dhe as nuk kontribuojnë në forcimin e subjektivitetit të shtetit.

    Ai ka thënë se Qeveria duhet të ketë politikë strategjike në raport me Serbinë dhe të mos bie pre e “gabimeve që Serbia është munduar ta shtyjë gjithmonë”. Gabimi i parë, siç ka thënë ai, është portretizimi i popullit të Kosovës si agresor.

    “Ura e Ibrit duhet të hapet sepse funksionin e vetë e ka me lidhë një pjesë më një pjesë dhe nuk ka asnjë dilemë me këtë temë. Problemi është që Kurti, duke mos pasur asnjë sukses dhe asnjë mundësi me u ballafaqua me pjesën tjetër për rezultatet qeverisëse, ai e ka për qëllim të gjithë neve me na lidhë për ure dhe me fol vetëm për Urën e Ibrit dhe kur do të hapet, çfarë ngjyre do të vendoset në urë, maksimumi i peshave që do të kalon i testimeve. Këtë e ka letër e ka letër elektorale dhe nuk e ka letër shtetërore politike dhe këtë letër elektorale shumë njerëz e shohin si një vepër shumë e madhe, por nuk është shumë e madhe”.

    Tahiri, tutje ka thënë se gjendja në veriun e vendit ka ndryshime, por se nuk janë ndryshime të qëndrueshme.

    “Sot gjendja në veriun e Kosovës ka ndryshime, por këto ndryshime nuk janë të qëndrueshme. Ne duhet që shtetin e Kosovës, ligjin dhe rendin ta shtrojmë në atë pjesë duke e respektuar kushtetutën dhe vendimet tona. Kosova kurrë nuk do të kthehet në Serbi, dhe kurrë të mos presë asnjë qytetarë i Kosovës që politika e Serbisë e Vuçiqit apo e atyre të tjerëve që do të vijnë pas tij do të ndikojë. Ne duhet ta kemi politikën tonë strategjike për mos me i bë dy apo tri gabime të cilat gjithmonë Serbia është munduar të na shtyjë neve. Gabimi i parë është me portretizua shqiptarin e Kosovës si agresor. Ne nuk jemi agresorë, por jemi viktima dhe këtë e dinë historia, dhe në asnjë situatë nuk guxojmë t’i japim argument dikujt, dhe kjo ka ndodhë me zgjedhjet ku legjitimiteti me votë është tepër i dobët i këtyre kryetarëve”, ka thënë Tahiri për EO.

    Ai ka thënë se eksperimentimet e Qeverisë së Kosovës kanë rezultuar që bashkësia ndërkombëtare të ketë gjithëmonë ton kritik ndaj shtetit.

    Deputeti i AAK-së ka theksuar se duhet një komunikim strategjik me partnerët tanë, të cilët i sheh si “kombëtarë” që luftuan për Kosovën nga ajri.

    “Çështja e dytë që është e rëndësishme është që duhet të ndërtojmë një komunikim strategjik me partnerët në mënyrë që me forcua subjektivitetin e Kosovës, në këtë pjesë edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e gatshme dhe e kujdesshme në formën dhe mënyrën e shpjegimit. Fatëkeqësisht shihet që eksperimentimi i’u ka ardhë në një stadë të bashkësisë ndërkombëtare që tash të gjithë kanë një ton kritik me veprimet tona. Veprimet tona janë legjitime por kjo nuk i bën kredibile sepse shtet-ndërtimi i Kosovës ka ndodhë në shumë faza dhe nuk është në bashkëpunim me faktorin që na ka ndihmuar dhe ky faktor nuk është ndërkombëtarë por kombëtarë. Në luftë ai ka qenë në ajër dhe ne kemi qenë në tokë”, ka përfunduar ai.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht tenderin prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Kështu ka thënë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova po përjeton izolim të paparë. Ajo tha se Qeverisë së...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Përkundër investimit prej 1.7 milionë euro për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë në komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri  ka deklaruar për Front Online se presidentja Vjosa Osmani ka qenë bashkudhëtare e Kurtit në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot në ora 09:00, Ministria e Ekonomisë, në kuadër të pakos emergjente për energji e mbështetur nga Komisioni Evropian, lanson thirrjen publike...
    Vip12 Shtator 2024
    “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet së shpejti në ekran për edicionin e katërt, dhe pritshmëritë janë të larta. Ky spektakël...
    Opinione12 Shtator 2024
    Nga: Kim Ghattas / The Financial Times Me ditën e zgjedhjeve në ShBA në më pak se dy muaj larg, lufta njëmbëdhjetë...
    Vip12 Shtator 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram, duke adresuar kritikët e saj të cilët shpeshherë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.