×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tërmkolli godet LDK-në: S’mund të priten rezultate, në qeverisje u zgjodhën njerëzit joadekuat

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Ish-deputetja e LDK-së dhe tani anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, Melihate Tërmkolli në një intervistë për Front Online ka kritikuar kabinetin qeveritarë të udhëhequr nga Avdullah Hoti duke thënë se përbërja nga radhët e partisë ku edhe vet bënë pjesë ka zgjedhur ekipin e 3 apo të 4 për pjesëmarrje në Qeveri.

    “Tash është pritur që LDK-ja të startoj me një kapacitet shumë më të lartë se sa që ka hy në këtë Qeveri. Konstruktimi dhe strukturimi i kësaj Qeverie ka dhënë se nuk do të jetë kjo Qeveria e cila mund të bartë barrën e përgjegjësie të kësaj kohe. LDK-ja ka përzgjedhur diku ekipin e 3 apo të 4 të strukturës qeveritare dhe nuk mund të priten rezultate më shumë se sa këto që janë”, ka thënë ajo për Front Online.

    Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Qasja e Hotit për dialogun e dëmshme, nuk mund të sjellë njohje

    Tërmkolli është shprehur se qasja e Hotit në raport me dialogun me Serbinë është e gabuar dhe nuk sjellë marrëveshje finale që do të kulmonte me njohje nga Serbia, ashtu siç është pritur nga kjo Qeveri.
    “Qasja e Qeverisë në bisedime është jashtëzakonisht e dëmshme dhe madje mund të dal me pasoja të parikuperueshme, sepse në këtë finalizim të proceseve çdo gabim mund të na kushtoj shumë. Qasja në këto bisedime është krejtësisht e gabuar. Ne si institucione dhe si qytetarë jemi përgatitur të bisedojmë për një marrëveshje që do të rezultonte me njohjen e Kosovës nga Serbia, kështu siç po zhvillohen këto zhvillime janë larg atij koncepti”, është shprehur ajo për Front Online.

    Tërmkolli: Duhet Qeveri gjithëpërfshirëse me PDK-në dhe VV-në

    Tërmkolli po e cilëson Qeverinë të udhëhequr nga LDK-ja me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe si jo të qëndrueshme, dhe për këtë kërkon një qeveri gjithëpërfshirëse me PDK-në dhe VV-në në Qeveri.
    “Nëse jemi në një situatë në të cilën duhet bashkëpunimi me secilin unë mendoj që duhet një qeveri gjithëpërfshirëse në të cilën do të jetë edhe PDK-ja edhe Vetëvendosja edhe kjo qeveri që është tani, ndoshta do të ishte një rast në të cilin që të gjithë do të e koncentronin dhe do ta orientonin aktivitetin dhe angazhimin në realizimin e këtyre detyrave që i kemi, mandej kemi kohë për përplasje e edhe individuale edhe partiake ndërpartiake”, tha ai për Front Online.

    Tërmkolli godet Vjosa Osmanin: Me veprimet e saj po vepron si zëdhënëse e VV-së

    Tërmkolli ka komentuar edhe shkarkimin nga pozita e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani duke thënë se Osmani dëmtoi partinë me qëndrime si të ishte zëdhënëse e Vetëvendosjes.

    “Aq sa e dëmtoi Vjosa LDK-në dhe po e dëmton edhe më tutje me sjelljet dhe veprimet e saj politike si zëdhënëse e Vetëvendosjes dhe në shërbim të VV-së, po të ishte në shërbim të shtetit në rregull edhe mos ta dëgjonte LDK-në, por me u bë në shërbim të një ideologjie dhe një partie tjetër mendoj që nuk është shumë e mirë, ky pozicion që ka marrë Vjosa”, ka thënë Tërmkolli për Front Online.

    Melihate Tërmkolli: LDK-ja është mbyllur brenda interesave e grupacioneve të caktuara

    Por ajo thotë se nëse do të mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do të duhej të diskutohej edhe për personat që e ngritën atë si pasojë e politikave të gabuara të VV-së.

    “Në atë takim do të duhet të diskutohej edhe për qasjen e këtyre që e bënë Vjosën edhe për Vjosën, sepse në fakt Vjosa është një produkt i disa politikave të gabuara që janë bërë brenda politikave të LDK-së. Ka kohë që LDK-ja është mbyllur brenda interesave shumë të ngushta të grupacioneve të caktuara që po e dëmtojnë dhe po e çojnë pashmangshëm në humbje pas humbje”, ka thënë Tërmkolli për Front Online.

    Situata me pandeminë nuk po merret seriozisht nga Qeveria

    Kosova po përballet me pandeminë Covid-19 tash e 5 muaj, e sipas Tërmkollit tani Qeveria aktuale nuk është duke e marrë seriozisht situatën, dhe thotë se nuk po menaxhohet mirë.

    “Ne jemi në situatën më shumë se serioze me pandeminë dhe më duket se Qeveria nuk është shumë e vetëdijshme për krejt seriozitetin e kësaj situate. Menaxhimi deri tani nuk mund të thuhet që ka qenë më i miri, madje nuk mund të thuhet as që ka qenë i mirë, nuk është menaxhuar shumë seriozisht krejt kjo situatë”, tha ajo për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, foli edhe te...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai ka thënë se ky muaj qoftë...
    Lajme30 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në urimin e saj,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Një nga limuzinat e presidentit rus, Vladimir Putinit raportohet se ka shpërthyer në flakë në veri të selisë së shërbimit sekret të...
    Sport29 Mars 2025
    Real Madrid ka arritur një fitore dramatike ndaj Leganes me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për Javën e njëzet e nëntë...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Rama iu tha besimtarëve myslimanë “Zoti jua...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit e besimit islam me rastin e festës së Fitër...
    Lajme29 Mars 2025
    Një qen në Prishtinë është bërë viral në media pasi incizohet duke pritur semaforin. Euroneës në Shqipëri ka publikuar videon e qenit...
    Lajme29 Mars 2025
    Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si lëvizje të mençur veprimin e presidentit të Kenias William Ruto, për ta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.