×
  • Lajme
  • Lajme

    Teologu i njohur i bashkohet Vetëvendosjes

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Telogou Mustafë Bajrami i është bashkuar Vetëvendosjes.

    Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, kreu i VV-së, Albin Kurti.

    “Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja”, ka shkruar Kurti.

    Postimi i plotë:

    Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja.

    Bajrami në Dubai ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë te Instituti “Juma’l-Maxhid”, Drejtor i Departamentit për Kontrollë dhe Verifikim të Botimeve te Ministria e Vakfit si dhe Përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës atje.

    Gjithashtu ai ka drejtuar Projektin e MTI të Qeverisë së Kosovës për Investime të Gjirit Persik, ka qenë përfaqësues i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, pastaj Drejtor i Institutit Kërkimor Shkencor “Victory” si dhe Drejtor i Institutit Kërkimor-Shkencor dhe Kryeredaktor i Revistës “Avicena” në Prishtinë.

    Mustafë Bajrami është autor i katër librave në fushën e logjikës, dy librave në filozofinë islame, një në marrëdhënie ndërkombëtare-diplomaci, si dhe përkthyes i 10 veprave nga anglishtja, turqishtja dhe arabishtja. Po ashtu është edhe autor i një morie punimesh në teologji, filozofi, politikë dhe diplomaci si dhe i qindra shkrimeve e opinioneve.

    Si një lobues për njohjen e Kosovës në shumë shtete të botës dhe si njohës i mirë i Lindjes së Afërt e të Mesme, z. Mustafa Bajrami sjell dije e përvojë të vlefshme për Lëvizjen tonë.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.