Policia e Kosovësnë raportin 24-orësh ka njoftuar se dje në Prishtinë ka ndodhur një tentim vrasje rreth orës 15:30.
Sipas policisë në hyrje të Parkut të Qytetit në Prishtinë një person ka gjetur viktimën i cili ishte i plagosur me armë zjarri.
Viktima është jashtë rrezikut për jetë, kurse rasti po hetohet.
“Rr. Asllan Pireva, Prishtinë 18.07.2020, 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se te hyrja e Parkut kishte gjetur të shtrirë viktimën mashkull kosovar i cili ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti po hetohet nga njesitet relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.