×
  • Lajme
  • Lajme

    Tensionet në Veri, Berisha: Mbroni gazetarët nga banditët serbë

    FrontOnline
    31 Maj 2023

    Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve por edhe në rajon.

    Së fundmi ka reaguar dhe ish kryeministrit Sali Berisha, i cili me anë të një deklarate në Facebook dënoi gjestet e dhunës ndaj gazetarëve.

    Berisha shprehet se banditët kanë përdorur kundër gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinjë dhe eksplozivë, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e tyre fizike por edhe lirinë e fjalës

    Ish kryeministri theksoi se dënon me ashpërsi këto sulme, ku dhe i quajti  kriminale dhe të orkestruar nga Vuçiç dhe qeveria e tij.

    Reagimi i Berishës

    Banditë serb godasin mediat në veri të Kosovës. Të dashur miq, pas ushtarëve të KFOR-it, objekt sulmesh kryesor këto ditë kanë qenë gazetarët, kameramanët dhe automjetet e ekipeve të mediave të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera që përmbushnin detyrën e tyre të informimit.

    Ato u sulmuan, goditën dhe u keqtrajtuan sepse me raportimet dhe filmimet e tyre paraqitën sulmet kriminale të këtyre bandave kundër policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it.

    Përveç kësaj, filmimet e tyre bënë të mundur identifikimin në këto sulme, anëtarët e bandës famëkeqe të Belivukut, kriminelit të lidhur me Alksandër Vuçiç, banda e të cilit vriste dhe bluante njerëz në brigjet e Danubit.

    Këta banditë kanë përdorur kundër  gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinj dhe eksplozivë.

    Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet kriminale dhe banditeske nga banditë serb lokal dhe të ardhur nga Beogradi, ndaj gazetarëve dhe ekipeve të mediave në veri të Kosovës dhe ju bëjë thirrje policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it të garantojnë jetën dhe veprimtarinë e gazetarëve në veriun e Kosovës.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se aksioni i Policisë së Kosovës në Basnjskë të Zveçanit ishte i suksesshëm për...
    Lajme03 Tetor 2023
    Të shtëna me armë janë dëgjuar pak më herët në lagjën Kodra e Trimave në Prishtinë. Dyshohet se nga këto të shtëna...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, PDK-ja ka treguar mbështetje për Policinë e Kosovës. “Policia...
    Të tjera
    Sport03 Tetor 2023
    Ballkani është duke u bërë gati për sfidën ndaj Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Therandasit...
    Lajme03 Tetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar sot nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare...
    Lajme03 Tetor 2023
    Media boshnjake “Istraga” raporton se lideri i grupit terrorist, Milan Radoiçiq, ka qenë në Bosnje dhe Hercegovinë, në qershor. Siç raporton kjo...
    Lajme03 Tetor 2023
    Deputeti i AAK-së njëherit kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ka thënë se për suksesin kundër...
    Sport03 Tetor 2023
    Me fillim orej orës 21:00 luhet edhe gjashtl ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve. Manchester United luajnë me Galatasaray në kuadër...
    Lajme03 Tetor 2023
    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, konsideron se operacioni i grupit të armatosur në Banjskë ishte i mbështetur nga Serbia. Sipas tij, synimi i...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.