×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tensionet në kulm mes Turqisë e Greqisë, në lojë futet edhe Rusia

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Tensioni ka arritur kulmin në Egjeun Lindor, zonë në të cilën aktualisht ndodhen flotat e një numri të madh shtetesh, përfshirë Francën dhe Rusinë.

    Ndërkohë që aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” ndodhet në Egjeun Lindor, si një përgjigje ndaj kërcënimeve të Turqisë ndaj Greqisë, një tjetër shtet i fuqishëm duket se është futur në lojëSiç raporton “Protothema”, bëhet fjalë për Rusinë, flota e të cilës i është bashkuar asaj turke duke njoftuar kryerjen e një stërvitjeje të përbashkët, me zjarr të vërtetë në dy zona të rendësishme të Egjeut Lindor.

    Flota e Moskës do të angazhohet në një seri stërvitjesh ushtarake në zonën lindore të Mesdheut, ku ndodhen aktualisht anijet e Ankarasë. Në ‘Mare Nostrum’ ka tashmë grekë, qipriotë, francezë, italianë dhe amerikanë.

    ‘Rusët po vijnë’, thonë turqit, që me fjalë të tjera do të thotë ‘po vijnë tanët’, duke pasur parasysh lidhjet strategjike që bashkojnë Ankaranë me Moskën.

    Zyrtarisht ardhja e rusëve është për stërvitje ushtarake detare, teksa deri para pak ditësh Greqia kreu manovra me francezët, italianët, amerikanët. Skenari, në situatën aktuale i fryn edhe më shumë zjarrit të konflikteve edhe më të nxehta në Mesdhe, deri edhe pse jo luftës. Sipas Ankarasë zyrtare, stërvitjet ushtarake do të zhvillohen duke filluar nga data 8 shtator.

    Njoftimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara thanë se po hiqnin pjesërisht një embargo armësh ndaj Qipros, e cila ka zgjatur 33 vjet.

    Turqia dhe Rusia kanë disa vite që kanë forcuar lidhjet e tyre politike, ekonomike dhe madje edhe ushtarake.

    Në Siri ata po koordinojnë ngushtë praninë e tyre ushtarake në brezin verior të populluar nga kurdët, megjithëse me pikëpamje të ndryshme mbi praninë në pushtet të Presidentit Bashar el Assad. Kohët e fundit, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së, Ankaraja bleu nga Moska raketat S-400 dhe u ka dhënë dritën jeshile inxhinierëve rusë për të ndërtuar një termocentral në brigjet e saj jugore.

    Njoftimi gjithashtu vjen në një kohë fërkimesh të mëdha midis Turqisë dhe Greqisë. E para mbështetet nga rusët, ndërsa e dyta mbështetet ushtarakisht nga francezët. Ditët e fundit, Italia ka kryer stërvitje detare si në frontin grek, ashtu edhe në atë turk, me anije të ndryshme. Gjermania me diplomacinë e saj duket se më shumë mbështet Ankaranë, megjithëse edhe ‘duke i tërhequr veshin’.

    Athina dhe Ankaraja kanë acaruar marrëdhëniet e tyre asnjëherë të qeta, qëkurse Turqia nisi një ekspeditë kërkimi gazi natyror në brendësi të ujërave detare greke me anijen Oruci Reis, gjë të cilën Greqia e cilësoi shkelje të sovranitetit.

    Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, ish Shefi i Shtabit, tha se “Nëse hiqni embargon dhe përpiqeni të prishni ekuilibrin, kjo do të çojë në luftë, jo në paqe”.

    Ambasadorja e SHBA-së në Qipro, Judith Garber, iu përgjigj kritikave turke duke deklaruar se heqja e embargos nuk ka asnjë lidhje me Turqinë, të cilën e përcaktoi si “një partner dhe aleat i vlefshëm”.

    Vendimi rus për të filluar dy stërvitje të gjata ushtarake ka synime të qarta, të konsolidojë praninë e saj të konsiderueshme në Mesdheun Lindor, duke kryer rregullisht manovra detare. Por njoftimi i bërë nga Turqia tingëllon si një mesazh i aleancës mes dy vendeve, me synimin për të mbetur një lojtar i rëndësishëm rajonal në një tabelë vendore shahu.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.