×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tenderi 1.1 milion euro i Rozeta Hajdarit me nënshkrim të kundërligjshëm

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Një tender i realizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik është nënshkruar kundërligjshëm nga zyrtarët e kësaj ministrie.

    “Krijimi i Qendrës së Ekselencës Dixhital-Ritenderim”, quhet kontrata e fundit e realizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomikë me kompaninë që doli fituese “Topomatika d.o.o.; A & B engineering” nga Zagrebi. Vlera e përgjithshme e kontratës është 1.169.970,00 euro.

    Lajmi.net ka mësuar se nënshkrimi i kësaj kontrate në fund të muajit prill 2020, është bërë kundërligjshëm, në fakt është nënshkruar nga një zyrtar i prokurimit që nuk ka kompetenca për të nënshkruar kontrata.

    Ministrja Rozeta Hajdari, e cila udhëhoqi deri të martën me katër ministri të shkrira në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike-METINIS, në fillim të muajit prill kishte nxjerr një vendim ku kishte emëruar një sekretar të përbashkët për katër dikasteret qeveritare që ishin shkrirë në një.

    Hajdari e kishte emëruar sekretar, Irfan Lipovica, që ishte u.d i Drejtorit të Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Lipovica ishte emëruar në departamentin e MTI-së, nga ish ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari -Lila. Po në muajin prill, Lipovica e emëroi Behxhet Asllanin si udhëheqës të divizionit të prokurimit të MEPTINIS, i cili ishte menaxher i prokurimit në MTI. Kësisoj tre menaxher të prokurimit që ishin në ministrit që u shkrinë në një, pushuan së qeni menaxher të prokurimit dhe ushtruan detyrën e zyrtarit të prokurimit.

    Por, ndonëse Sekretari Lipovica e kishte emëruar vetë si udhëheqës të prokurimit për MEPTINSI, Behxhet Asllanin, kontratën “Krijimi i Qendrës së Ekselencës Dixhital-Ritenderim” e nënshkroi zyrtari i prokurimit, Selami Berisha, i cili më herët ishte menaxher i prokurimit në MZHE.

    Sipas kontratës që e ka parë lajmi.net, konkretisht më 17 prill, në emër të Autoritetit Kontraktues kontratën e ka nënshkruar, Rozeta Hajdari, ministre e MEPTINIS, Irfan Lipovica, zyrtar kryesor administrativ i MEPTINIS dhe Selami Berisha, si zyrtarë përgjegjës i prokurimit të MEPTINIS. Ndërsa në emër të operatorit ekonomikë, firmën e ka vënë drejtori i kompanisë fituese, Betim Dajaku.

    Pra, në këtë rast, sekretari Irfan Lipovica konsiderohet që ka bërë shkelje të rëndë ligjore duke e autorizuar të vë firmë në kontratë një person të cilit ia kishte marrë kompetencat vetë dhe ia kishte deleguar një personi tjetër për krejt kontratat në MEPTINSI.

    Lajmi.net ka mësuar se për këtë rasë është në dijeni edhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik -KRPP, por ky institucion nuk ka kthyer asnjë përgjigje lidhur më këtë rast. Nuk kanë kthyer përgjigje as zyra për informim e MEPTINSI, konkretisht dy zyrat, ajo e MZHE-së dhe MTI-së.

    Kontrata “Krijimi i Qendrës së Ekselencës Dixhital-Ritenderim”, që u lidh me kompaninë “Topomatika d.o.o.; A & B engineering SH.P.K” në vlerë prej 1.169.970,00 euro nuk ka filluar se ekzekutuari akoma.

    Fillimisht në garë më kompaninë fituese për këtë tender ka qenë edhe kompania “ILIR – KOSOVA” SH.P.K. e cila ka pasur ofertë më të lirë, 1.081.470.00 euro, po Komisioni i vlerësimit ka konstatuar se në një pozicion të ofertës ka mospërputhje te specifikacionit teknik, andaj është shpallur si ofertues i pa përgjegjshëm.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.