×
  • Lajme
  • Lajme

    Telekomi i kërkon Qeverisë zhbllokimin e llogarive, ndryshe paralajmërojnë protesta të përgjithshme

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Federata Sindikale e Punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, kërkon nga kryeministri Avdullah Hoti që sa më parë të gjejë zgjidhje për zhbllokimin e situatës së krijuar në Telekom.

    Për këtë qëllim të shtunën u mbajt një takim i përbashkët i kryeministrit Hoti me drejtuesit e Telekomit dhe sindikalistët.

    Sic njofton FSP-PTK, në këtë takim u kërkua zhbllokimi i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe kthimi i normalitetit në këtë kompani.

    Sindikata po ashtu ka bërë të ditur se nëse deri të enjten e ardhshme nuk zhbllokohen llogaritë bankare të Telekomit, do të organizojnë protesta të përgjitshme.

    Ky është njoftimi i plotë i FSP-PTK-së:

    Pas zhvillimeve te fundit ne Telekomin e Kosovës sot me ftese te kryeministrit z. Avdullah Hoti patëm takim ne Qeverinë e Republikës se Kosovës ku ne takim pos Kryeministrit morën pjesë edhe ministri i dikasterit z. Blerim Kuqi ,bordit i drejtore, UD i kryeshefit znj .Burbuqe Hana dhe Kryetari i FSP-PTK z. Lamih Balaj me bashkëpunëtor,

    Kryetari i shpalosi qëndrimet e Federatës dhe rekomandimet për Qeverinë e Kosovës qe sa me shpejt te behet ZHBLLOKIMI i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe mos te ketë pengesa ne operimin e punëve ditore, gjithashtu kemi kërkuar qe aksionari te merr përgjegjësin direkt sepse bordet te cilat i kanë miratuar nënshkrimin e kontratave te dëmshme kanë qene te emëruara nga Qeveria e Republikës se Kosovës dhe është përgjegjësi e Qeveris si aksionar i 100% ta mbrojë pasurim shtetërorë ashtu edhe siç e parasheh Kushtetuta e Republikës se Kosovës.

    FSP-PTK do t’i jap hapësirë negociatave te Qeveris për gjetjen e një zgjidhje sa me te shpejt qe te lirohen llogarit e Telekomit te bllokuara nga zhvatësi 10 vjeçar Z-Mobile.

    Organet drejtuese te FSP-PTK ne takimin e fundit me Kryesin dhe Kuvendin ka marr vendimin se ne rast se nuk behet zhbllokimi i llogarive deri te mërkurën date 22.07.2020, nga e dita e enjte ,date:23.07.2020 do te futemi ne Protesta 24 orësh te përgjithshme para Qeveris-Parlamentit te Kosovës

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thotë se “do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    ryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar kritikat se konflikti që po shpërthen në Lindjen e Mesme do të shndërrohej në një “luftë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti i shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me akademikë nga Shqipëria e Kosova. Në takim ishin të pranishëm: Justina Shiroka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    ryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar kritikat se konflikti që po shpërthen në Lindjen e Mesme do të shndërrohej në një “luftë...
    Lajme03 Mars 2026
    E Ngarkuara me Punë e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me ministrin e Financave, Hekuran...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se Irani po përballet me mungesë raketash dhe pajisjesh lëshuese, ndërsa sipas tij kapacitetet e tyre...
    Sport03 Mars 2026
    Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i...
    Lajme03 Mars 2026
    Në qytetin e Prizrenit është inaguruar ndërtimi i shkollës së re “Nazim Kokollari” e financuar me fondet e BE-së “IPA 2017” në...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.