Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në magjistralën Ferizaj-Kaçanik, saktësisht në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.A (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.
Policia ndaj të njëjtit ka shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy (2) pikë negative, dhe për tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në komunikatë.