Një person është plagosur me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, dhe se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Ahmeti ka njoftuar se janë duke punuar për të arrestuar personin e dyshuar, që sipas saj është i identifikuar nga ana e Policisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuat (i identifikuar nga ana a policisë) si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka bërë të ditur Ahmeti.