Njësia policore i është përgjigjur mbrëmë një informate për të shtëna me armë zjarri në Badovc të Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në të dyshuarin nga i cili kanë sekuestruar një pistoletë dhe një thikë.
Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja.
I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë për argëtim.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.