Kombëtarja U-16 e Shqipërisë ka barazuar me rezultatin 2:2 ndaj Lituanisë në sfidën e parë të turneut ndërkombëtar “Vlatko Markoviq” në Kroaci.
Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin e Dinamos së Zagrebit, kuqezinjtë e drejtuar nga Agron Kërçova bënë një paraqitje të mirë, por pa mundur dot të merrnin tre pikët.
16-vjeçarët do të zhvillojnë ndeshjen e ardhshme ditën e nesërme (6 maj) kundër Rusisë, duke filluar nga ora 15:45 ndërsa ditën e premte (7 maj) do të luajnë kundër Bosnje & Hercegovinës në ora 10:30./FrontOnline/