×
  • Lajme
  • Lajme

    Të kthyerit nga pushimet ndikojnë në rritjen e infektimeve me COVID-19 në Gjilan

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Zëvendësi i Lufti Hazirit në Komunën e Gjilanit, Arbër Ismajli, ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe të bartin masat mbrojtëse kundër COVID-19.

    Teksa ka komentuar rezultatet e sotme të IKSHP’së, Ismaili ka thënë që aktualisht në Gjilan janë 133 raste aktive, 218 të shëruar dhe fatkeqësisht 9 persona të vdekur.

    ‘Kemi mbajtur takimin e radhës të Qendrës Operative Emërgjente lidhur me situatën aktuale me COVID19. Nga të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me COVID19 nga Komuna e Gjilanit. Nga të gjitha këto raste tashmë dihet burimi i infeksionit, e që janë raste kontakti.Deri më sot, në Gjilan të rezultuar me COVID19 janë gjithsej 360 raste. Nga këto raste, të shëruar plotësisht janë 218 raste. Ndërsa, raste aktive janë 133 persona, dhe fatkeqësisht, të vdekur kemi 9 persona”, ka shkruar ai, raporton Express.

    Në fund ai ka thënë se kthimi i qytetarëve nga pushimeve verore ka ndikuar në rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Gjilan.

    “Poashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin në asnjë mënyrë pa masa mbrojtëse, e sidomos, t’i respektojnë masat edhe ata qytetarë të cilët po shkojnë në pushime verore jasht vendit, pasi që, është rritur numri i të infektuarve të atyre të cilin ishin në pushime.#bashkeiadalim”, ka përfunduar ai.

    Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë mjaft kritik ndaj masave të ndërmarra nga Qeveria e LDK’së që drejtohet nga Avdullah Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.