Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se edhe në muajin gusht ka mbledhur më shumë të hyra sesa që kishte planifikuar.
Sipas një njoftimi, ky institucion ka arkëtuar 33.4 milionë euro më shumë se plani ose 7.4%.
Kjo performancë, siç thuhet tutje, ngrit të hyrat e përgjithshme në 487.2 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar, i bie të ketë një rritje për 88.5 milionë euro apo 22.2%.
ATK ka njoftuar se do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj kryesor për mbushjen e arkës së shtetit nga inkasimi i tatimeve të bizneseve.