Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend, të burgosurit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme. Ata kanë mbjellë domate, patate, fasule, lakra dhe tranguj.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Sherbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se e gjithë puna është duke u kryer nga të dënuarit e qendrave korrektuese dhe po udhëhiqet nga stafi i qendrave, ndërsa në aspektin profesional është duke u mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike e SHKK-së.
“Tashmë ka filluar furnizimi me tranguj i kuzhinave të të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, ndërsa shumë shpejt do filloi furnizimi edhe me produktet tjera, siç janë domatet, patat, speca, fasule, lakra, etj”, thuhet në njoftim..