×
  • Lajme
  • Lajme

    Tasim Dajçi në Pejë kujton Riza Llukën: Besoj ta zbardha fytyrën

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Profesori i njohur i baletit Tasim Dajçi, përkundër humbjes së madhe që ditë më parë e përjetoi në familje, ku si pasojë e një sëmundje humbi djalin e vetëm Besfortin, efektiv i dalluar policor i Tiranës, ka gjetur forcën për të udhëtuar drejt Pejës, e për të pranuar titullin ‘Nderi i Qytetit”.

    Titulli është ndarë në kuadër të manifestimeve në shënim të 16 Qershorit – 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Pejës.

    Profesor Tasim Dajçi ka qenë i pranishëm në seancën solemne të Asamblesë Komunale të Pejës me ç’rast, ka pranuar titullin ‘Nderi i Qytetit’, nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Tasim Dajçi, titullin “Nderi i qytetit” ka dedikoi djalit të tij, suksesin për arritjen e këtij titulli e ka ndarë me personalitete të Pejës që e mbështetën në rrugëtimin e tij shumëvjeçarë.

    “21 vjet në Kosovë, një ditë pa ikur në Tiranë. Një përpjekje, stërmundim, në atë rrugë të keqe të kombit që sot shkohet për një orë, unë kam pas ardhë për 12 orë…në shi, në borë, kur makinat dilnin para meje, vdisnin njerëz, unë s’ndalesha… Ju faleminderit kryetar… faleminderit shumë, pas një dhimbje të madhe që më ndodhi në shtëpi, më dhatë një adrenalinë, më gëzuat pa masë. Për këtë mirënjohje, unë do t’i bëjë mirënjohje shumë njerëzve të qytetit të Pejës, të qytetit të Haxhi Zekës, Ibrahim Rugovës, të qytetit të Sofrës Pejane, të qytetit të korit të Memli Kelmendit e shumë e shumë të tjerë që duhet ditë të tëra t’i numërojmë…Por… unë falënderojë pa masë, të pavdekshmin Riza Lluka, që erdhi dy vjet në Prizren, (Xhenin e kam dëshmitare), që mu lut të vij në Pejë… dhe kur erdha tek kryetari i parë i atëhershëm, para Gazmendit (Ali Berisha), më priti jashtëzakonisht mirë dhe më tha që ti i duhesh Pejës….Më vonë pastaj Gazmendi i tregua një burrë që ndihmoi fëmijët e Pejës në mënyrë të mrekullueshme…”, tha në fjalën e tij profesor Dajçi.

    Ai që shumë herë u ndërpre në fjalën e tij nga duartrokitjet e asamblistëve, kujtoj fillimin e punës, nga Prizreni me hapjen e shkollës së baletit në Pejë, për çfarë, suksesin ja dedikoi të ndjerit Riza Lluka, ish-drejtorit të RTV ‘Dukagjini’ dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

    “Kam punuar në Prizren, kam punuar në Suharekë, në Gjakovë, në Ferizaj, .. por sot Peja, Peja qyteti im më nderojnë me këtë çmim, unë ju them faleminderit. Dikur Prizreni, sepse unë jam nga Prizreni, më thonin na tradhtove dhe je bërë pejon… unë sot ju them, e ndjej veten pejon… po i them Riza Llukes atje ku është … sepse Riza, më tha një fjalë që nuk do ta harrojë gjersa të vdes; (Shiko më tha Riza, unë mërzitem në qoftë se ti do më zhgënjesh, sepse kurrë njeri nuk më zhgënjeu në këtë jetë) dhe unë sot i them Riza Llukës, Riza besoi ta kam zbardhur faqen… Faleminderit”, tha Dajçi.

    Propozimi për shpalljen e profesor Tasim Dajçit “Nderi i Qytetit të Pejës”, është votuar unanimisht nga të gjitha partitë politike të Asamblesë komunale të Pejës. /Njeshi/

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ekspolodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që dyshohet se është i Luftës...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se brenda dhjetë ditësh do të ketë zhbllokim të situatës së krijuar...
    Lajme29 Prill 2025
    Dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende nuk arriti as përfundimin e konstituimit të Kuvendit. Me mungesë votash, partia me më së shumti...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Ish-deputeti Gani Geci ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka kontaktuar një ditë para seancës...
    Lajme29 Prill 2025
    Opinonsitja Aida Dërguti në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se i duket e pakuptimtë insistimi nga ana e VV në Albulena Haxhiun....
    Lajme29 Prill 2025
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë për vonesën e formimit të institucioneve të dala nga...
    Lajme29 Prill 2025
    Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike KRM “Pastrimi”. ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj veprimeve të Komunës së Prishtinës, të cilat,...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    “Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të bëhet i mundur”, u shpreh në Beograd komisionerja...
    Vip29 Prill 2025
    Artistët që do të marrin pjesë në ‘Eurovision 2025’, do të lejohen të sjellin vetëm flamurin zyrtar të shtetit të tyre në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.