Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri derisa ka dalë prej objektit të kuvendit ka thënë para mediave se PDK i ka të qarta qëndrimet e saj për seancën e presidentit.
“Partia Demokratike e Kosovës tashmë i ka të qarta qëndrimet e saj për këtë seancë”, tha ai.
Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, që ishte paraparë të nisë në orën 18:00, është shtyrë për një orë.