×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol”në Mbretërinë e Bashkuar

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 2024” në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se këtë sukses ekipi i FSK-së e ka arritur në garën ku ishin 111 ekipe,  prej tyre 37 ekipe ndërkombëtare nga 36 shtete të ndryshme të botës.

    “Gara ‘Cambrian Patrol’ është një nga garat më sfiduese në botë, ku ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake si përgatitje taktike, përballje me rreziqe CBRN, operacione mjekësore, rikonicion dhe zbulim të forcave, sulm, eksploziv dhe fushë e minuar, kalim i pengesave ujore, caqe te artilerisë fushore, dhe përballje me situata të burgosurve”, ka shkruar Maqedonci.

    Ministri ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës në garë mori pjesë me ekipin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, të cilët treguan angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë gjatë procesit të realizimit të garës.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. “Asociacioni i cili është përfshirë në ankesin e...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në platformën X falënderoi Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Universitetin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Skënder Rracaj ka deklaruar se i akuzuari Gavrilo Milosavleviq dhe shokët e tij e kanë detyruar...
    Të tjera
    Sport31 Tetor 2024
    Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka treguar se ka ndarë 674 bileta për mbështetësit e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen Rumani-Kosovë në...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetar i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke komentuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme, e cila nuk ishte përkrahur nga AAK-ja, vlerësoi se...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij për rritjen e koeficientit në 150 euro. Në emisionin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se sikurse BE-ja, edhe ShBA-ja është e mendimit se projektligji i Serbisë...
    Sport31 Tetor 2024
    Pas vendimit të Feronikelit ’74 për t’u larguar nga garat e organizuara nga FFK-ja, kanë nisur edhe reagimet e klubeve elitare. “Sefte”...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në panelin “Trajtim i Drejtë dhe Human”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.