Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar mënyrën se si Bashkimi Evropian, është qasur lidhur me ngritjen e aktakuzave ndaj presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Tahiri thotë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë themelues të Ushtrisë Çlirimtare e cila me luftë të drejtë, frenoi gjenocidin e Serbisë dhe vendosi Kosovën në trajektoren e pandalshme drejt lirisë e shtetformimit.
Tutje, ai shton duke thënë se “ajo çfarë ka nisur nga një mercenar i paguar nga Rusia e i furnizuar nga Beogradi, tashmë po merr vulë nga “pseudodrejtësia” e sponzoruar nga Bashkimi Evropian”.
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë themelues të Ushtrisë Çlirimtare e cila me luftë të drejtë, frenoi gjenocidin e Serbisë dhe vendosi Kosovën në trajektoren e pandalshme drejt lirisë e shtetformimit.
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë krejtësisht njerëz të zakonshëm por me emrat dhe veprat e tyre lidhet e merr formë kauza kombëtare për çlirim përfundimtar nga pushtimi i Beogradit.
Këtë përmasë nuk ua zhbën dot as Moska, as Beogradi dhe as sponzoruesit e protagonizmit.
Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe mijëra bashkëluftetarë që u rreshtuan me ta për çlirim e pavarësi, janë e do jenë të palëkundur në materializimin e plotë të Republikës së Kosovës, ëndrrës së përjetshme të dhjetra brezave.
Protagonizmi i padrejtësisë me “drejtësi politike” nuk do ta ndalë Kosovën dhe çlirimtarët e saj për ta jetësuar këtë ëndërr, përkundër armiqve e përkundër sponzoruesve të tyre.
Pra, ajo çfarë ka nisur nga një mercenar i paguar nga Rusia e i furnizuar nga Beogradi, tashmë po merr vulë nga “pseudodrejtësia” e sponzoruar nga Bashkimi Evropian. Nuk është habia me suksesin e Moskës e Beogradit për t’i shitur aty ku blihen e shiten si të vërteta, gënjeshtrat e sheshta, por habia është me një drejtësi të këtillë që këtyre fabrikimeve iu jep peshë e i merr në konsideratë.

Të tjera
-
21:52 | 01 Shkurt 2023
-
21:37 | 01 Shkurt 2023
-
21:12 | 01 Shkurt 2023
-
21:08 | 01 Shkurt 2023
-
21:04 | 01 Shkurt 2023
-
20:57 | 01 Shkurt 2023
-
20:56 | 01 Shkurt 2023
-
20:49 | 01 Shkurt 2023
-
20:38 | 01 Shkurt 2023
-
20:27 | 01 Shkurt 2023
-
20:10 | 01 Shkurt 2023
-
20:02 | 01 Shkurt 2023