×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Brazilianët dënojnë dhunën, manifestime masive pro demokracisë: Bolsonaro të burgoset

    FrontOnline
    10 Janar 2023

    Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në manifestime pro-demokracisë në Brazil, në një kundërpërgjigje të ashpër ndaj mësymjes së institucioneve shtetërore prej mbështetësve të ish presidentit Jair Bolsonaro. Shumë ishin veshur me të kuqe, ngjyra e partisë së punëtoreve të presidentit Da Silva; të tjerë mbanin në duar pankarta me shkrimet: “Nuk ka amnisti për organizatorët e puçit”, dhe kërkonin ndëshkimin e përgjegjësve.

    Në qytetin më të madh në vend, Sao Paulo, turma kërkoi burgosjen e ish-liderit. “Ishte një përpjekje për grusht shteti kështu pres që ligji të veprojë kundër të gjithë personave përgjegjës. Jam këtu për të luftuar për këtë”, thotë një protestuese.

    Rreth 1500 vetë u arrestuan lidhur me trazirat e së dielës në kryeqytetin Brazilit. Ngjarja ndodhi një javë pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva bëri betimin, pas zgjedhjeve të muajit tetor që përçanë Brazilin. Të hënën, 77- vjeçari, i njohur si Lula, vizitoi godinat e dëmtuara të kongresit, pallatit presidencial dhe gjykatës së lartë, duke dënuar aktet terroriste e me zotimin për të ndëshkuara autorët.

    “Ishte një përpjekje për grusht shteti, ata u dëgjuan teksa thërrisnin grusht shteti. rreth 1500 persona janë në burg dhe do të qëndrojnë atje deri sat ë përfundojnë hetimet”, tha Lula Da Silva.

    Ish-presidenti Bolsonaro, i cili nuk i ka pranuar rezultate e zgjedhjeve duke folur për manipulime pa paraqitur prova, ishte larguar drejt shteteve të bashkuara në janar, para betimit të Da Silvës. Të hënën, ai ushtrua në një spital të Floridas, me dhimbje të forta abdominale. Në skenat dramatike të së dielës, mijëra protestues me bluzat e kombëtares së futbollit, kaluan barrierat e sigurisë dhe pushtuan kongresin, gjykatën e lartë dhe pallatin presidencial, duke shkatërruar e plaçkitur godinat. Lula u detyrua të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, para se policia të rimerrte kontrollin e institucioneve shtetërore. /a2news/

     

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq i cili fitoi edhe një mandat tjetër. Me anë të një...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. Konferenca do të mbahet duke filluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.