×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Thaçi do të futet në karantinë nëse e ka takuar Pacollin

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Ushtruesi i detyrës së ministritë të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka treguar se mbrëmë vonë është informuar nga ana e Policisë kufitare që Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18 në drejtim të Shqipërisë, shkruan Front Online.

    “I njëjti është kthyer në Kosovë pak pas orës 19. Kur eskorta e Presidentit është ndalur, është konstatuar që në veturën e dytë ndodhet Presidenti. Po ashtu është vërejtur që Presidenti ishte ulur në ulësen e parë, përkundër rregullave të sigurisë për personat VIP”, ka shkruar ai.

    Ai permes nje postimi ne Facebook ka shkruar se presidenti do të futet në karantinë nëse e ka takuar Pacollin.

    “Sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë në sëmundje nga Corona Virus, futen në karantinë. Rrjedhimisht, në qoftë se vërtetohet që Presidenti ka qenë i shoqëruar nga z.Pacolli, obligohet që t’i nënshtrohet karantinës, ose vetë-izolimit në linjë me historikun e shëndetit” ka shkruar ai.

    Postimi I plotë:

    Të nderuar qytetarë
    Pas shumë shqetësimeve dhe pyetjeve që kanë lindur prej gazetarëve dhe publikut, jemi mobilizuar që të gjejmë përgjigjet në të gjitha këto shqetësime. Nuk e ndihmon aspak shtetin asnjë veprim që vë në dyshim rendin, dhe sidomos shëndetin publik. Dyshimi që ka lindur me lëvizjet e z. Pacolli, pra nëse aktualisht personi në fjalë gjendet në Kosovë, ka përligjur skenarët që po qarkullojnë kudo. Për ne nuk janë shqetësim skenarët, por më shumë fakti se, nëse del i vërtetë objekti i tyre, vihet në dyshim qenësia e ligjeve të Kosovës si dhe vendimeve të qeverisë në kuadrin e luftimit të pandemisë.
    Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e Policisë kufitare që Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18 në drejtim të Shqipërisë. I njëjti është kthyer në Kosovë pak pas orës 19. Kur eskorta e Presidentit është ndalur, është konstatuar që në veturën e dytë ndodhet Presidenti. Po ashtu është vërejtur që Presidenti ishte ulur në ulësen e parë, përkundër rregullave të sigurisë për personat VIP.
    Po ashtu Policia, për shkak të xhamave të zinj, nuk ka mundur të dallojë nëse ka persona tjerë të ulur prapa. Vetura e Presidentit ka qenë e shoqëruar vetëm nga një veturë tjetër, në të cilën ka qenë vetëm shoferi.
    Për sqarim, në bazë të Ligjit për Protokollin Shtetëror, çdo vizitë e Presidentit jashtë kufijve, qoftë zyrtare ose private, duhet që të komunikohet te Protokolli Shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Tashmë është konfirmuar që Protokolli i Shtetit, për kundër dispozitave ligjore në fuqi, nuk është njoftuar lidhur me vizitën e Presidentit në Republikën e Shqipërisë.
    Më lejoni të sqaroj që deri tani ne nuk kemi konfirmim se z. Thaçi ka qenë i shoqëruar nga z.Pacolli, megjithatë një skenar i tillë, nëse provohet të jetë i vërtetë, do minonte komplet Republikën e Kosovës dhe do paraqiste mosrespektim të plotë të organeve të rendit.
    Për më tepër, shkelja e vendimeve të hartuara nga organi kompetent, në këtë rast Ministria e Shëndetësisë, në qëllim të kontrollimit të pandemisë është vepër penale e përshkruar në nenin 250 të Kodit Penal.
    Sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë në sëmundje nga Corona Virus, futen në karantinë. Rrjedhimisht, në qoftë se vërtetohet që Presidenti ka qenë i shoqëruar nga z.Pacolli, obligohet që t’i nënshtrohet karantinës, ose vetë-izolimit në linjë me historikun e shëndetit.
    Nisur nga kjo, nëse me të vërtetë deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Behgjet Pacolli ka qenë në veturën e Presidentit të Kosovës, me sjelljen e treguar ka shkelur me vetëdije të plotë obligimin për karantinim ose vetë-izolim për të cilin ishte informuar edhe para nisjes për Kosovë.
    Ne i kërkojmë Presidentit të vendit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëjë tejkalimin e protokollit shtetëror, ndërkaq z.Behgjet Pacollit i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik në një moment të caktuar, Policia do të ndërmerr masa të parapara me legjislacionin në fuqi.
    Unë me të vërtetë shpresoj si Ministër por edhe si qytetar i Kosovës, që një skenar i tillë të mos ketë ndodhur, për shkak se dëshiroj të besoj që Presidenti i vendit dhe deputeti i Kuvendit nuk do të bënin veprime të tilla që do të vinin në rrezik jo vetëm jetën e qytetarëve, por edhe rendin juridik të vendit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.