×
  • Kronika
  • Kronika

    Suspendohet komandanti dhe 6 zyrtarë të Stacionit Policor në Gjakovë

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Në Gjakovë janë suspenduar komandanti i Stacionit Policorë, dhe 6 zyrtarë policorë.

    Sinjali ka raportuar për një rast ku janë zhdukur provat me qëllim të mbulimit të momentit kritik në të cilin ishte i përfshirë zyrtari policor Arban Lajqi, plumbat e të cilit jo vetëm që rrezikuan jetën e motoçiklistit, por edhe të qytetarëve përreth.

    Si rezultat i kësaj, hetimet e zhvilluara deri më tani kanë siguruar prova të mjaftueshme për implikimin e këtyre zyrtarëve në manipulimin dhe shkatërrimin e provave, e për të cilët tashmë ka filluar zyrtarisht edhe hetimi penal.

    Me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës, sot janë suspenduar nga detyra:

    -Arban Lajqi, zyrtar policor –

    – Ilmi Agaj, toger

    – Hysni Morina, zyrtar policor

    – Tush Markaj, Major, U.D. i së komandantit në stacionin policor në Gjakovë

    – Shkelzen Lajqi, zyrtar policor

    – Baredin Hoti, staf civil

    – Adrian Lukaj, zyrtar policor

    Përveç Arban Lajqit, gjashtë zyrtarët e tjerë dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” duke vepruar në bashkëkryerje sipas nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Naim Çelaj, avokati...
    Sport26 Prill 2024
    Klubi anglez, Arsenali thuhet se është gati ta shesë mesfushorin ganez, Thomas Partey dhe tashmë dihet edhe çmimi i tij. Sipas mediumit Football...
    Lajme26 Prill 2024
    Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës, në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, më 25.04.2024, në fshatin...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë kanë organizuar Konferencën...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka paralajmëruar se dhe kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatorën e heroit të Kombit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.