×
  • Sport
  • Sport

    Sulmuesi izraelit që i shënoi Shqipërisë në shtesë tregon “shenjën e fatit”: Futa një monedhë në çorape

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Tai Bribo ishte lojtari i cili vendosi fatin e ndeshjes mes Izraelit dhe Shqipërisë, kur përfitoi nga largimi i munguar i topit nga Mihaj, për të ndëshkuar kuqezinjtë në minutën e 93-të.

    Fitorja 2-1 kësisoj mban emrin e lojtarit i cili luajti ndeshjen e tij të katërt me kombëtaren e Izraelit, duke shënuar golin e parë me të.

    Një gol të cilën vetë Bribo e ka interpretuar si shenjë të fatit, teksa ka treguar pas sfidës një episod shumë të çuditshëm rreth tij.

    “Para se të hyja në fushë, pashë një monedhë prej pesë shekel (para izraelite) në tokë në zonën e stolit. Ndodhi pikërisht përpara zëvendësimit. Mënyra se si e pashë, e dija se ishte dita ime me fat dhe se do të shënoja, kështu që nuk e mora dhe nuk e hoqa mënjanë. Pas golit dhe festimeve në stol, papritmas përsëri pashë këtë monedhë që më shkëlqente nga bari. Në mënyrë që ne të ishim me fat deri në vërshëllimën e fundit, pas golit e mora dhe e futa në çorape. Kështu e dija se do të fitonim”, tregoi sulmuesi 24-vjeçar i Izraelit për mediat lokale.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte do të mësohet skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Në “Parc des Princes” do të zhvillohet...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.